Ta kalova rrugës për në Xhenet, inshAllah...PDF | Print | E-mailEl-Arbiah 22
Xhumad el Ula 1432 / 27 04 2011Frynin erëra të forta dhe të lashta, me shira të
mëshirshme të betejës së pavdekshme ndërmjet të mirës dhe të keqes. Tani
dukeshin shira të imët ogurzi të pikave të çelikta të horizontit të hidhëruar,
u lajmëruan si sprova të mëdha të mëshirës dhe hidhërimit të Tij. Argument, i
mbështjell me librin e përhershëm, për atë që kërkon mençuri, dhe ngjashëm, me
të gjithë ata shekuj, veshur disi ndryshe me veshjen e kohës dhe vendit, sjell
fushë beteja të reja.Muslimanët tani ishin para shkatërrimit...shpirti i
shthurur i mosbesimtarëve sikur re e plumbit thelbësor ishte tymosur mbi
muslimanët. Armiku pa mëshirë kishte sulmuar, djegur, shkatërruar dhe mbytur,
pa pik mëshire...Nuk kursenin as grat, pleqtë, as fëmijët. Errësira e natës
kishte arrit kulminacionin e saj ngadalë, duke u fut në zemrat e njerëzve, duke
ua humbur çdo shpresë...Por në mes tyre, kishte të tillë, të sinqertë të cilët
e dinin se agimi është afër... Ata ishin që kishin flijuar shpirtrat dhe gjakun
e tyre në kohën kur të tjerët e kishin pranuar humbjen. I tillë ishte robi i
Allahut, udhëheqësi Kutuzi, i cili jetonte jetën e muslimanëve. Ai ishte rob i
populli të tij andaj e dinte se nderi i muslimanit është gjë e shenjët për
besimtarin.Muslimani është krenar dhe i mëshirshëm, ai jetonte që fjala e
Allahut të jetë më e larta, ndërsa fjala e mosbesimtarëve të jetë e poshtëruar
dhe më e ulëta...Armiku egërsohej dhe me vite të tëra kishte qenë i pamundshëm.
Pas vetes lënin shkreti, plagë të panumërta dhe gërvishtje në zemra të
pastërta...Por u afrua edhe ajo ditë e madhe, - ishte e xhuma. Kutuzi
përgatiste ushtrinë në mënyrë që tu kundërvihet atyre, duke dëshiruar që
përleshjet të jenë në momentet kur hatibët i drejtoheshin Allahut të Lartësuar
me dua. Dielli djegke me ashpërsinë e tij, rrezet shkëlqenin në shpatat e
ngritura gjatë rrjedhojës së luftimeve. Shejh Izudini në mimber i zgjati duart
e tij të vjetra e të kërcitur nga dielli dhe era, dhe filloi ta lus Allahun e
Lartë, lutej me mall sikurse po i drejtohej një fëmijës, me zë dashurie, i
mbështetur në zemrën e hedhur: Ja Rabbena (O Allahu jonë), ndihmoje ushtrinë
muslimane”, Ja Rabbena, ndihmoje ushtrinë muslimane”, ndihmoi muxhahidët- të
gjithë bënin dua... Dy ushtritë u takuan tek vendi `Ajn Xhalut´. Beteja filloi
me erëra të fuqishme që lëvizin detin dhe nxjerrin rrënjët, duke mos lënë asgjë
mbrapa. Muslimanët si valë të trazuara duke depërtuar në radhët e
mosbesimtarëve me fuqinë e tyre, ndërsa para vetes, në depërtimin e shikimeve
të tyre të mprehta dhe maturive të mrekullueshme, i shihnin vetëm dy, xhenetin
apo fitoren. I shikonin kokat se si fluturojnë ndërsa për pronarët as që dihej,
të nxjerra, duar të gjymtyra të sakrifikuara me shpatë në dorë, këmbë të lara
në pishinën e gjakut, dhe askush nuk i kushtonte kujdes tërë kësaj. Nen
patkonjtë të kuajve ngrihej pluhuri, dhe bënte jehon tingëllima e hapave që
përlesheshin...I mrekullueshëm është guximi i cili ngulitet me farën e teuhidit
në zemrën e tij të virtytshme. Si askund tjetër qëllimi ishte i bashkuar, dhe
feja, dhe dëshira, dhe fuqia, dhe frymëmarrja, dhe jeta, dhe vdekja. Tërë
fronti u ndez si një e gropë e madhe e kurdisur dhe ndokund dëgjoheshin
britmat, rënkimet dhe britmat për ndihmë....Gjaku i ngjitur në rërë, plagët e
ngjitura e të shqyerve, uniformat e përgjakshme dhe rënkimet që bëjnë jehon
nëpër përjetshmëri. Muxhahidët ishin të durueshëm, lexonin Kur´an, me zërat e
tyre të bukur e të sigurt duke futur frikë në eshtrat e mosbebesimtarëve. Ajo
dritë që e shqyente errësirën e zemrës... Filloi beteja të ndezët si një
pishtar i pashuar, dhe në mes të betejës, drejt udhëheqësit kërcyen pesë tatar
duke i drejtuar shpatat e tyre drejt tij në mënyrë që ta mbysin. Dhe ishin gati
ta mbysin...Por papritmas një kalorës që nxitonte me fytyrë të mbuluar i erdhi
në ndihmë dhe filloi ta mbroj nga sulmet, i cili tregonte shumë mjeshtëri. Në
betejë kalorësi, me vetëdije duke u përfshi në nofullat e vdekjes, për shkak të
besnikërisë, turpit, dashurisë morri goditjen vdekjeprurës prej shpatës dhe ra
me krenari duke bërtit: “O Emir-El-musmlimin” kujdesu për veten , o prijës i
muslimanëve!” Udhëheqësi sikurse nga dika po e njeh këtë zë të butë, apo
ndoshta jo, -i pasigurt u afrua dhe ia zbuloi fytyrën e kalorësit dhe e sheh i
tronditur gruan e tij të bukur e të ndershme... E ajo me buzëqeshje në fytyrë
qetë i thotë:”Ta kalova në rrugën për në xhenet, inshAllah...”Çdo atom i trupit
të tij dridhej, e përfshiu djers e ftohët, çdo gjë rreth tij u zhduk...Ngadalë
humbiste... Kjo e tronditi, dhe e dërgoi atë në tendë, ende i pavetëdijshëm me
veprën e saj. E vendosi atë në tendën tij, e përqafoi fort dhe filloi ta puth
në ballë, duke e lagur me lot të nxehtë të cilët i piknin nga sytë. Bërtiti: Oj
gruaja ime, o shpirti imë!” Gruaja e ndjeu prezencën tij, e shikoi me shikim
të dobët dhe me zë që i ndërpritej duke e lëshuar shpirtin e saj dhe tha: “Mos
thuaj ashtu: “O shpirti imë, por thuaj:”Oj fe” Pastaj lëshoi shpirtin e saj në
duart e tij, ndërsa Kutuzi e përqafonte për herë të fundit..TË GJITHË NE JEMI
TË ALLAHUT DHE TEK AI DO TË KTHEHEMI!!! Në xhenetin inshAllah. Ka thënë Allahu
i Lartësuar:Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në
rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i
tyre. (Ali-Imran, 169) Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e
Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin
myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen. (Ali-Imran,
170) Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s’ka dyshim
se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve. (Ali-Imran, 171) Kjo betejë
ishte beteja e dritës dhe errësirës, e vërtetës dhe gënjeshtrës. Luftuan fuqitë
e së mirës dhe fuqitë e së keqes. Zemrat e mbushura me iman dhe zemrat e
devijuara në fe të gabuar. Pas kësaj prijësi i muslimanëve i fshiu lotët dhe u
ngrit!! Ku është ushtria e Allahut!!! Kur besimtarët panë se u kthye prijësi i
tyre shpërthyen tekbiret - Allahu Ekber!!! Në mendje i rrinte pamja e
robëreshës së vdekur të Allahut. Dëshiruan shehidllëk. Prijësi - luani i Ajni
Xhalutit e hoqi helmetën nga koka dhe bërtiti aq sa kishte zë: ”Oj fe! O islam!
Dhe pastaj nxitoi me ashpërsinë e tij, duke i thyer radhët e mobesimtarëve...
Zemrat e pabesimtarëve u thyen nga frika...para ushtrisë së Allahut. Britma
ndihej në të gjitha anët e fushëbetejës. Secili mosbesimtar e ka përjetuar si
kafshim në zemër, u shpërthente nëpër shqisa, u errësuan zemrat me tmerr të
madh dhe... Dhe nuk e dinin çfarë po ndodh. Iu dhanë arratis...fundi ngadalë
mbikëqyrej. Armiku u tërhoq... dhe ky ishte fillimi i fitores së madhe.
Elhamdulialh! I tërë falënderimi i qoftë Allahut...Allahu Ekber! Allahu është
më i Madhi. Të tillë ishin muslimanët dhe muslimanet tona... Allahu i
mëshiroftë, e edhe neve na shpërbleftë me Xhennetin firdeus... Amin!!! (Në bazë
të ngjarjes së vërtet...) Burimi: Essunne.comwww.botaislame.com
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur