DEBATIu realizua më 07.korrik, 1985 në Sallën Albert Royal, London, Britani e Madhe TEMAishte pyetja:A është Jezusi Zot! PJESËMARRËSITishin Dr. Anis Shorosh dhe Ahmed Didat, president i QëndrësIslamike të Propogandës nëDurban të Afrikës së Jugut. Debati, një transkriptim i të cilit jepet në faqet vijuese, u nda në dy pjesë:• Parashtrimi i argumenteve, 50 minuta. Ahmed DidatDr. Anis Shorosh Dhe nga 8 minuta shtesë debatit Ahmed Didat Dr. Anis Shorosh • Replikat nga secili, 2 minuta. Ahmed DidatDr. Anis Shorosh________________________________________
Debati: “A ËSHTË JEZUSI ZOT?”Përktheu: Husein Ukoshata Z. Kryetar, folës i respektuar, të dashur vëllezër dhe motra, tema: “A është Jezusi Zot?” mund të zgjidhet lehtë duke vënë një kundër-pyetje: A pohoj Jezusi për veten se është Zot? A tha: “Unë jam Zot!” A tha: “Më adhuroni mua!” Më besoni, z. Kryetar, zonja dhe zotrinjë, nuk egziston asnjë deklaratë e qartë, në ndonjë nga 66 librat e Biblës, ose 73 tek katolikët, ku Jezusi thotë: “Unë jam Zot!” ose ku ai thotë: “Më adhuroni mua!” Nuk egziston! Unë do të isha shumë i lumtur kur ta kisha dëgjuar nga buzët e Jezusit thjeshtë, qartë, padyshim deklaratën: “Unë jam Zot!” ose “Më adhuroni mua!” Sepse, unë si musliman, dhe ne muslimanët si një tërsi ne besojmë se Jezusi ishte një nga profetët më të mëdha të Zotit, ne besojmë në lindja e tij ishte mrekulli, ne besojmë se ai ishte Mesihu, ne besojmë se ka ringjallur të vdekurit me lejen e Zotit, dhe se ai shëroi të verbërit dhe lebrozët, me lejen e Zotit. Kjo është me të vërtet pika e vetme e mospajtimit në mes të krishterëve dhe muslimanëve, dhe ajo është hyjnija e Jezusit. Përveç kësaj unë e pashë që vëllau ynë nuk dha asnjë deklaratë të vetme se ku Jezusi me buzët e tij ka thënë: “Unë jam Zot!” ose “Më adhuroni mua!” Derisa ai ka ecur në këtë tokë ai kurrë nuk tha diçka të tillë. Lexo më shumë · Senad Maku - Ulqin Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT www.bibladhekurani.com -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
