Përshëndetje,
Nga sot, deri në fund të shtatorit do të krijoj rreth 1000 artikuj për 
monumentet e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Gjithë procesi do kryhet në 
mënyrë automatike dhe çdo ditë do krijohen rreth ~30 artikuj, me të dhëna nga 
lista zyrtare (pdf, wiki) [1][2].
Disa nga detyrat ku ju mund të ndihmoni janë: 1. Emërtimin, pasi që një pjesë e 
madhe e këtyre monumenteve nuk kanë emërtime të përshtatura për Wikipedian 
shqip, do duhet të ridrejtohen deri tek emërtimi i duhur.-- Emërtime të 
përgjithshme - shembull artikulli "Fortifikim parahistorik" që ndodhet në 
Deçan, dhe që duhet të ridrejtohet në  "Fortifikimi parahistorik (Deçan)".-- 
Gabime teknike - me hapësira ose karaktere tjera të panevojshme, p.sh. "Shtëpi 
me mur guri – në Seçishtë  - ( Shefki Shkretës )" ->"Shtëpi me mur guri në 
Seçishtë (Shefki Shkretës)"-- Emërtime të gjata - emërtimet duhet të 
specifikojnë një monument, por ka dhe raste kur janë shpjegime të tepërta, psh 
"Kisha e Shën Ilisë me 11 ikona në Llokvicë" -> "Kisha e Shën Ilisë (Llokvicë)"
2. Disa prej monumenteve të rëndësishme aktualisht janë artikuj në Wikipedia 
por me emërtime të tjera. Gjetja e atyre që krijohen për së dyti, bashkimi me 
origjinalin, është një ndihmë e madhe.
3. Të gjithë artikujt do të krijohen si Cung. Ju mund të ndihmoni në zgjerimin 
e tyre me të dhënat që janë në dispozicion në "Databazën e trashëgimisë 
kulturore" [3].
4. Gjeo-lokacioni
Nëse nuk mund të ndiqni ndryshimet e fundit, këto artikuj janë të kategorizuara 
në kategorinë Trashëgimi kulturore në Kosovë [4][5].
Linqet:[1] 
http://www.mkrs-ks.org/repository/docs/LISTA_E_TRASHEGIMISE_KULTURORE_NEN_MBROJTJE_TE_PERKOSHME_2015.pdf[2]
 https://sq.wikipedia.org/wiki/Lista_e_Monumenteve_n%C3%AB_Kosov%C3%AB[3] 
https://dtk.rks-gov.net/default.aspx[4] 
https://sq.wikipedia.org/wiki/Speciale:NdryshimeS%C3%ABFundmi[5] 
https://sq.wikipedia.org/wiki/Kategoria:Trash%C3%ABgimi_kulturore_n%C3%AB_Kosov%C3%AB
___Liridon S.




                                          
_______________________________________________
Wikipedia-SQ mailing list
[email protected]
https://lists.wikimedia.org/mailman/listinfo/wikipedia-sq

Reply via email to