Faleminderit Liridon per punen e madhe qe po ben.

Per informim, ne fillim te nentorit kemi parapa nje vikend editathon ne
Prishtine me kete material si pjese e Wiki Loves Monuments.

Arianiti



2016-08-19 22:01 GMT+02:00 Liridon Selmani <[email protected]>:

> Përshëndetje,
>
> Nga sot, deri në fund të shtatorit do të krijoj rreth 1000 artikuj për
> monumentet e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Gjithë procesi do kryhet në
> mënyrë automatike dhe çdo ditë do krijohen rreth ~30 artikuj, me të dhëna
> nga lista zyrtare (pdf
> <http://www.mkrs-ks.org/repository/docs/LISTA_E_TRASHEGIMISE_KULTURORE_NEN_MBROJTJE_TE_PERKOSHME_2015.pdf>,
> wiki
> <https://sq.wikipedia.org/wiki/Lista_e_Monumenteve_n%C3%AB_Kosov%C3%AB>)
> [1][2].
>
> Disa nga detyrat ku ju mund të ndihmoni janë:
> 1. Emërtimin, pasi që një pjesë e madhe e këtyre monumenteve nuk kanë
> emërtime të përshtatura për Wikipedian shqip, do duhet të ridrejtohen deri
> tek emërtimi i duhur.
> -- Emërtime të përgjithshme - shembull artikulli "Fortifikim parahistorik"
> që ndodhet në Deçan, dhe që duhet të ridrejtohet në  "Fortifikimi
> parahistorik (Deçan)".
> -- Gabime teknike - me hapësira ose karaktere tjera të panevojshme, p.sh.
> "Shtëpi me mur guri në Seçishtë  - ( Shefki Shkretës )" ->"Shtëpi me mur
> guri në Seçishtë (Shefki Shkretës)"
> -- Emërtime të gjata - emërtimet duhet të specifikojnë një monument, por
> ka dhe raste kur janë shpjegime të tepërta, psh "Kisha e Shën Ilisë me 11
> ikona në Llokvicë" -> "Kisha e Shën Ilisë (Llokvicë)"
>
> 2. Disa prej monumenteve të rëndësishme aktualisht janë artikuj në
> Wikipedia por me emërtime të tjera. Gjetja e atyre që krijohen për së dyti,
> bashkimi me origjinalin, është një ndihmë e madhe.
>
> 3. Të gjithë artikujt do të krijohen si Cung. Ju mund të ndihmoni në
> zgjerimin e tyre me të dhënat që janë në dispozicion në "Databazën e
> trashëgimisë kulturore <https://dtk.rks-gov.net/default.aspx>" [3].
>
> 4. Gjeo-lokacioni
>
> Nëse nuk mund të ndiqni ndryshimet e fundit
> <https://sq.wikipedia.org/wiki/Speciale:NdryshimeS%C3%ABFundmi>, këto
> artikuj janë të kategorizuara në kategorinë Trashëgimi kulturore në Kosovë
> <https://sq.wikipedia.org/wiki/Kategoria:Trash%C3%ABgimi_kulturore_n%C3%AB_Kosov%C3%AB>
>  [4][5].
>
> Linqet:
> [1] http://www.mkrs-ks.org/repository/docs/LISTA_E_
> TRASHEGIMISE_KULTURORE_NEN_MBROJTJE_TE_PERKOSHME_2015.pdf
> [2] https://sq.wikipedia.org/wiki/Lista_e_Monumenteve_n%C3%AB_Kosov%C3%AB
> [3] https://dtk.rks-gov.net/default.aspx
> [4] https://sq.wikipedia.org/wiki/Speciale:NdryshimeS%C3%ABFundmi
> [5] https://sq.wikipedia.org/wiki/Kategoria:Trash%C3%
> ABgimi_kulturore_n%C3%AB_Kosov%C3%AB
>
> ___
>
> Liridon S.
>
>
>
> _______________________________________________
> General mailing list
> [email protected]
> https://lists.flossk.org/cgi-bin/mailman/listinfo/general
>
>
_______________________________________________
Wikipedia-SQ mailing list
[email protected]
https://lists.wikimedia.org/mailman/listinfo/wikipedia-sq

Reply via email to