On Mon, 12 Mar 2018 09:24:58 +0000
Liridon Selmani <[email protected]> wrote:

> Përshëndetje, Europeana ne wikidata ka një projekt/kampanjë
> (https://www.wikidata.org/wiki/Wikidata:Europeana_migration_vocabulary)
> për të krijuar një fjalor me terma/fjalë rreth emigrimit.  Kërkova që
> të shtohet dhe gjuha shqipe, dhe i kam përkthyer të gjitha. Do ishte
> mirë nëse i kontrolloni dhe përmirsoni ndonjë term që mund të kem
> bërë gabim. Kujdes, këtu "labels" nuk duhet te jene në trajtën e
> shquar.  Query per shqip eshte kjo:  http://tinyurl.com/ycek3bj8

Urime për punën e pastër!

Dy zëra që mendoj se duhen riparë:

I.

https://www.wikidata.org/wiki/Q1932461 duhet konsideruar si zgjidhje e
përkohshme, madje shumë e përkohshme, aq më tepër që zëri nën të është
ai të cilit i takon termi "shtegtar" ("shtegëtar" është i keqshkruar, e
ndreqa si "shtegtar")

Mendoj se përkufizimi i dhënë nga fjalori i shqipes është i saktë:

EMIGRANT m.
    Ai që është larguar nga atdheu i vet për shkaqe politike, ekonomike
etj. dhe është vendosur përkohësisht a përgjithmonë në një vend të
huaj. Emigracion politik (ekonomik).

II.

https://www.wikidata.org/wiki/wd:Q170404        
vizë    visa dokument i autorizuar authorization document

“dokument i autorizuar” për të cilin unë kam marrë autorizimin nga
dikush për ta parë, kopjuar, paraqitur diku, etj. Më e mira që mund të
bëhej do të ishte "dokument autorizimi" pra dokument që vërteton një
autorizim nga dikush për diçka.

Por problemi me këtë varg është me anglishten, përkufizimi është i
paqartë në vetë anglishten. Ndërkohë që mund të jepej mirë dhe thjesht
si bën Kembrixhi:

“an official mark, usually made in a passport, that allows you to enter
or leave a particular country: ”

që mund të përkthehej e shkurtuar: “leje zyrtare për hyrje-dalje në një
vend”


Disa ndreqje të thjeshta drejtshkrimi i bëra drejt e te sajti.


Të fala,
Besnik

_______________________________________________
Wikipedia-SQ mailing list
[email protected]
https://lists.wikimedia.org/mailman/listinfo/wikipedia-sq

Reply via email to