Faleminderit Blerim për rekomandimet. Gabim im tek termi "shtegtar", sa i përket rastit II mendoj se mund ta lejmë si "vizë" (https://fjale.al/vizë), por përshkrimi mund të detajohet dhe tek emërtimet alternative të shtohen versionet e tjera.
___ Liridon Selmani ________________________________ From: Wikipedia-SQ <[email protected]> on behalf of Besnik Bleta <[email protected]> Sent: Monday, March 12, 2018 1:33 PM To: [email protected] Subject: Re: [Wikipedia-SQ] Wikidata:Europeana migration vocabulary On Mon, 12 Mar 2018 09:24:58 +0000 Liridon Selmani <[email protected]> wrote: > Përshëndetje, Europeana ne wikidata ka një projekt/kampanjë > (https://www.wikidata.org/wiki/Wikidata:Europeana_migration_vocabulary) > për të krijuar një fjalor me terma/fjalë rreth emigrimit. Kërkova që > të shtohet dhe gjuha shqipe, dhe i kam përkthyer të gjitha. Do ishte > mirë nëse i kontrolloni dhe përmirsoni ndonjë term që mund të kem > bërë gabim. Kujdes, këtu "labels" nuk duhet te jene në trajtën e > shquar. Query per shqip eshte kjo: http://tinyurl.com/ycek3bj8 Urime për punën e pastër! Dy zëra që mendoj se duhen riparë: I. https://www.wikidata.org/wiki/Q1932461 duhet konsideruar si zgjidhje e përkohshme, madje shumë e përkohshme, aq më tepër që zëri nën të është ai të cilit i takon termi "shtegtar" ("shtegëtar" është i keqshkruar, e ndreqa si "shtegtar") Mendoj se përkufizimi i dhënë nga fjalori i shqipes është i saktë: EMIGRANT m. Ai që është larguar nga atdheu i vet për shkaqe politike, ekonomike etj. dhe është vendosur përkohësisht a përgjithmonë në një vend të huaj. Emigracion politik (ekonomik). II. https://www.wikidata.org/wiki/wd:Q170404 vizë visa dokument i autorizuar authorization document “dokument i autorizuar” për të cilin unë kam marrë autorizimin nga dikush për ta parë, kopjuar, paraqitur diku, etj. Më e mira që mund të bëhej do të ishte "dokument autorizimi" pra dokument që vërteton një autorizim nga dikush për diçka. Por problemi me këtë varg është me anglishten, përkufizimi është i paqartë në vetë anglishten. Ndërkohë që mund të jepej mirë dhe thjesht si bën Kembrixhi: “an official mark, usually made in a passport, that allows you to enter or leave a particular country: ” që mund të përkthehej e shkurtuar: “leje zyrtare për hyrje-dalje në një vend” Disa ndreqje të thjeshta drejtshkrimi i bëra drejt e te sajti. Të fala, Besnik _______________________________________________ Wikipedia-SQ mailing list [email protected] https://lists.wikimedia.org/mailman/listinfo/wikipedia-sq
_______________________________________________ Wikipedia-SQ mailing list [email protected] https://lists.wikimedia.org/mailman/listinfo/wikipedia-sq
