Esselamu alejkum vellezer... me vjen turp te pyes ngaqe jam shqiptare por a do
mund te me thonit ndonje gje lidhur me jeten e Shejh "Albanit" se nuk di
absolutisht asgje per te?
Ju faleminderit dhe Allahu ua shperblefte me xhenet!!!
Esselamu alejkum we rahmetullah!!!
Date: Wed, 17 Dec 2008 14:32:55 +0100From: [email protected]:
[email protected]; [email protected];
[email protected]; [email protected];
[email protected]: {Fjala e Bukur - Grup: 5902} Biseda
fetare-6 ( FEJA APO KOMBI)
Biseda fetare-6
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=499
Shkruan: Hamdi NUHIJU14Biseda fetare pranon ndryshimin e mendjes dhe kahjes së
shpirtit. Ajo njoftohet me identitetin e vërtet, por aspak nuk i jep liri
veprimi identitetit i cili është në rrugë tendencioze për zhdukjen e mirësive
të shpirtit. Uniteti i veprimit të mendjes në drejtimin e identitetit kërkon
një sintez të çuditshme për tu elaboruar. Kush jemi ne? Ne jemi ata që ndjekim
rrugën e të Dërguarve të Zotit e që ishin njerëz për popuj të caktuar me
identitet të tyre kombëtar. Ndërsa i dërguari i fundit, Muhammedi s.a.v.s.
ishte i dërguar me mesazh për të gjithë popujt e kombet.Askush nuk e mohon
identitetin kombëtar të Muhammedit a.s. Ai ishte arab dhe aspak nuk e bënë të
pavlefshëm për rruzullin tokësor kjo gjë. Ne jemi shqiptar dhe aspak nuk
dallohemi prej arabëve, iranianëve, francezëve, anglezëve. Ata falen, ne
falemi, ata luten, ne lutemi, ata shkojnë në xhami, ne shkojmë në xhami. Ndërsa
pamja, gjuha, forma e realizimit të urdhërave të Zotit mundet me pasën dallim
të vogël në bazë të disa karakteristikave të atyre vendeve. Po pse njeriu duhet
të identifikohet me kombin? A nuk i mjafton vetëm identiteti i tij
fetar?Ekzistojnë dy vija ekstreme në këtë drejtim. Njëri grup është plotësisht
kundër identitetit kombëtar, ndërsa grupi tjetër është plotësisht kundër
identitetit fetar. Për këtë gjë do të flasim në pikën e fundit të kësaj bisede.
Kombi është trupi i njerëzve në rruzullin tokësor. Si mund ne të jetojmë në
rruzullin tokësor pa trup, si mund të obligohemi ndaj Krijuesit kur ne nuk jemi
trup? Engjujt nuk janë trup( që e shohim me sy), prandaj janë të krijuara në
atë formë të pagabueshme.Ka thënë Allahu xh.sh. në Kur`anin Famëlartë:" O ju
njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë
popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i
ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu
është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë."(Kur`an,49:13)Zoti
na sqaroi në Kur`an identitetet tona "kombëtare", duke na thënë se na ka
krijuar si popuj e si fise që të njihemi ndërmjet veti. Pra, realizimi i
urdhërave të Zotit bëhet i pamundur nëse nuk identifikohemi edhe kombëtarisht
dhe nëse jemi kundër këtij identifikimi. Kombi është trupi i njeriut, pasiqë në
vete përfshinë: traditat, kulturën, letërsinë, doket, gjuhën, stilin e jetës, e
që janë të domosdoshme për të jetuar jetën në këtë botë. Kështu na ka krijuar
Allahu, popuj e fise të ndryshme, ne nuk mund të mohojmë për asnjë moment këtë
gjë. Allahu nuk tha në Kur`an, se na krijoi vetëm një popull, por Ai përmendi
vetëm një të Vërtetë të plotësuar me të cilën e angazhoi Muhammedin s.a.v.s. që
t`ia plasojë njerëzimit. Mos të harrojmë asnjëherë se Muhammedi s.a.v.s e
lëshoi Meken jo me dëshirën e tij dhe se ishte i përmalluar shumë për atë vend
të bukur e të mrekullueshëm. Ai edhe pse në familje kishte Ebu Xhehlin,
asnjëherë nuk mohoj identitetin e tij dhe të prejardhjes së familjes së tij.
Ishte i nënçmuar, i luftuar, i persekutuar, por ai asnjëherë nuk u bë pishman
se është arab. E kjo që po e them nuk është nxitje nacionalizmi në mesin e
lexuesve të këtij teksti. Por, është pasqyrim real i vlerave që bartë në vete
ky identitet. E nëse keqkuptohem prej lexuesit e lus Allahun e Lartësuar që të
më falë gabimet. Ai pranon vetëm qëllimet tona që janë të lidhura direkt me
veprën. E nëse qëllimi është i mirë dhe i pastër edhe vepra do të realizojë në
konton e vet vlerat që duhet të futen. Nëse qëllimi është urrejtja, përçarja,
shtimi i këtij shtegëtimi midis njerëzve, zgjerimi i kësaj plage, atëherë
padyshim që do e meritojmë mallkimin e Allahut në këtë botë dhe dënimin e Tij
në ahiret. Zoti na ruajt mendjen, trupin dhe shpirtin prej cytjeve të djallit
të mallkuar.Amin!15Nuk njoh asnjë civilizim, popull, komb, fis në rruzullin
tokësor që ka jetuar jetën e tij jashtë fesë, ose riteve fetare. Kështu njëherë
u shpreh një filozof!!! Feja është shpirti i njerëzimit, a mund të jetojë trupi
pa shpirt? Aq njeriu mund të funksionoj dhe jetoj pa fe. Rruzulli tokësor ka fe
të ndryshme, monoteiste, të shpikura prej njeriut, etj. Ndërsa shumica e
popullit shqiptar si fe të tij ka Islamin. Nuk anashkalojë fetë tjera, por do
të shkruaj për mazhorancën shqiptare.Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur`anin
Famëlartë:" "Dhe thuaj: 'Erdhi e vërteta e u zhduk e kota'. Vërtet, e kota
gjithnjë ka qenë e zhdukur."(Kur`an,17:81)Njeriu nuk mund të jetojë pa fenë. Ai
mund të kërkojë qetësinë dhe rehatinë shpirtërore nëpër shumë gjëra tjera, por
të gjitha janë të kota. E kota gjithnjë ka qenë e zhdukur pasiqë Krijuesi i saj
është Ai i cili është gjithmonë i Gjallë. Njerëzit duhet që të largohen nga e
kota dhe të përqafojnë të vërtetën, pasiqë jeta e njeriut pa të vërtetën është
e njejtë si e kota. Atëherë njeriu gjithnjë do të jetë i zhdukur, nëse përqafon
të kotën. Por, për njeriun ekziston dera e pendimit e cila derë i lejon atij që
të trokas dhe të kërkoj të vërtetën saherë që rrugëve të jetës përballet me
dallgët e të kotës.Ka thënë Mulla Idris Gjilani:" O Zot! Urrejtjen nga zemrat e
njerëzve shndërro në dashuri; Të pafeve u dhuro besim; Syve të verbër u falë
dritë...!"(Mulla Idris Gjilani, Dr.Muhamet Pirraku, Prishtinë,1995, fq.22)Mulla
Idris Gjilani, Allahu e mëshiroft përmes duas së tij na bëri me dije se njeriu
gjithmonë do të ketë nevojë ta mbushe zemrën e tij me besim. Sepse ,zemra e
zbrazur nga besimi dhe e mbushur me urrejtje, smirë e keqësi, është një zemër e
egër e cila nuk njeh njerin, nuk njeh as komb e as fe. Zemra e cila është pa
besim dhe e mbushur me urrejtje, ka nevojë për dashuri. Nëse nuk realizon këtë
gjë, atëherë ajo zemër është e destinuar që të jetojë dhe të vazhdoj
ekzistencën e saj jashtë mëshirës së Mëshiruesit. Shumë njerëz ecin në
rruzullin tokësor, por janë të vdekur, pasiqë zemrat e tyre janë të vdekura e
të mbushura me gjëra të kota. Ndërsa ka njerëz që trupat e tyre prehen nëpër
varreza, por ata janë të gjallë, pasiqë zemrat e tyre në këtë botë ishin të
ushqyera gjithmonë me besim dhe prej atyre zemrave degëzoheshin shumë mirësi në
rruzullin tokësor, të cilat mirësi kanë arritur gjeneratë pas gjenerate edhe
tek ne. Mulla Idrisi ka vepruar në atë drejtim që populli shqiptar të jetë i
shkolluar fetarisht, pasiqë njeriu pa fe është si trupi pa shpirt. A mund që të
ekzistoj trupi pa shpirt, aq mund edhe te funksionoj jeta e njeriut pa fe!!! Ai
, pra Mulla Idrisi në një vend ka thënë:" Pa shkollim fetar nuk ka fe të
mirëfilltë. Xhahili është argat i robërisë dhe i xhehenemit."( Burim i
lartëshënuar, fq.25)E dija është ajo e cila kërkohet dhe mësohet me qëllim që
të ruhet shpirti i njeriut e që është feja e tij. Pa dije nuk ka fe, e pa fe
nuk ka as atdhe. Kështu e kuptuan të parët tanë këtë gjë dhe gjithmonë ishin në
shërbim të atdheut të tyre. Mulla Idrisi shumë bukur pasqyroi në një thënie
"piramidale" të tij rreth dijes, ekzistencës dhe fesë e përhapjes së saj në
rruzullin tokësor. Ai thotë:" Është fakt se po të mos ekzistonte Meka dhe
Medina shkenca në Damask nuk do të ekzistonte. E po të mos ishte Damasku si
qendër e shkencës, nuk do të ekzistonte Bagdadi në munges të të cilit nuk do të
lindnin Samarkanda dhe Buhara, e në to edhe shkencat astronomike dhe fizike,
kimia, mjekësia, filozofia e shkencat tjera. Po të mos ishin Samarkanda dhe
Buhara si qendra shkencore nuk do të ekzistonte as Andaluzia. Drita nga
Andaluzia po të mos ndriçonte, vallë SI DO TË ZGJOHEJ EVROPA?"(Burim i njejtë,
fq.25)16Injoranca i ka shtyrë disa njerëz që të parashtrojnë pyetje të
pakuptimta, se cila është më me rëndësi a kombi a feja? Edhe pse këto pyetje
janë të pabaza dhe shumë irreale janë mbjellur në gjakun e disa njerëzve si të
ishin shenjtëri të amshueshme. Qysh në esencën e pyetjes, ekziston një makabër
jo e realt e cila sfidon pyetësin e saj. Feja është shpirti i njerëzimit,
kombet janë trupet e njerëzve. A mund të ekzistojë një trup pa shpirt?
Përderisa feja iu është zbritur njerëzve nga ana e Krijuesit të Madhnueshëm,
atëherë mund të themi se është e domosdoshme të ekzistojnë kombet që të jetë
pjesë përbërëse e tyre edhe feja. E nga kjo nuk themi që po bëjmë përçarjen e
unitetit të vëllezërve dhe vëllazërisë muslimane në rruzullin tokësor. Por,
thjeshtë njerëzit janë me karakteristika të ndryshme, kanë gjuhë të ndryshme,
por bartin në veti mesazhin islam i cili duhet të depërtojë në të katër anët e
globit. Nëse traditat kombëtare nuk bien ndesh me sheriatin islam, atëherë ato
tradita bëhen pjesë e sheriatit. Kështu na mësonte hoxha i ndjerë Jakup efendi
Asipi.Inicues të këtyre pyetjeve janë zakonisht ato njerëz që nuk kanë asnjë
ndjenjë as kombëtare e as fetare, për to vlerë është vetëm paraja dhe materia.
Ata nuk shohin jashta tyre asgjë dhe gjithëçka që nuk është interes i tyre
vetjak domosdoshmërisht duhet që të mohohet e të destinohet në zhdukje.Grupit
tjetër të njerëzve të cilën pranojnë verbërisht ideologjitë, dhe jo fenë e
vërtet (Islamin), iu përgjigj shumë qartë dhe bukur Mulla Idris Gjilani:" S`ka
fe pa atdhe."(Burim i njejtë, fq.18) Edhe pse kemi mendime të ndryshme dhe jemi
të ndryshëm prej njëri-tjetrit, edhe pse jetojmë në një botë të cilën ndoshta
vet nuk e njohim dhe nuk e pranojmë si të tillë, ne nuk duhet që të jetojmë të
ndarë për asnjë çast të jetës sonë. Ne jemi pjesë e këtij sistemi e këtij globi
dhe nuk duhet që për hir të cytjeve të djallit të mallkuar të bëhemi pre e
kurtheve të tij dhe në këtë formë të mohojmë vlerat e njëri-tjetrit dhe të mos
njohim as fe e as atdhe. Sipas mendimit tim, njeriu i cili bën ndarje midis
kombit dhe fesë, ai nuk njeh as komb e as fe, ai nuk njeh ndoshta as veten.
Por, kjo nuk do të thotë që njeriu i tillë duhet të përjashtohet prej shoqërisë
njerëzore. Ne duhet që të reflektojmë dashuri, mirëkuptim dhe rrespekt ndërmjet
njëri-tjetrit, edhe pse nuk njohim ndoshta vlerat e njëri-tjetrit.Mevlana
Xhelaludin Rrumi tha:" Eja, prap eja, përsëri eja./ Si do që të jesh,/
Pabesimtar qofsh, zjarradhurues qofshë,/ Njëqind herë në ke bërë tevbe,/
Njëqind herë në e ke prish tevben, /Kjo nuk është derë e pashpresës,./ SI DO QË
TË JESH ASHTU EJA!..."( Bisedë e urtë me Mevlanan, Tetovë,2008, fq.5)
_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces.
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---