http://www.mesazhi.com/news_detail.php?id=6778
2008/12/21 mira Malaj <[email protected]> > Esselamu alejkum vellezer... me vjen turp te pyes ngaqe jam shqiptare por > a do mund te me thonit ndonje gje lidhur me jeten e Shejh "Albanit" se nuk > di absolutisht asgje per te? > > Ju faleminderit dhe Allahu ua shperblefte me xhenet!!! > > Esselamu alejkum we rahmetullah!!! > > > > ------------------------------ > > Date: Wed, 17 Dec 2008 14:32:55 +0100 > From: [email protected] > To: [email protected]; [email protected]; > [email protected]; [email protected]; > [email protected] > Subject: {Fjala e Bukur - Grup: 5902} Biseda fetare-6 ( FEJA APO KOMBI) > > > *Biseda fetare-6* > http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=499 > *Shkruan: Hamdi NUHIJU* > > 14 > > Biseda fetare pranon ndryshimin e mendjes dhe kahjes së shpirtit. Ajo > njoftohet me identitetin e vërtet, por aspak nuk i jep liri veprimi > identitetit i cili është në rrugë tendencioze për zhdukjen e mirësive të > shpirtit. Uniteti i veprimit të mendjes në drejtimin e identitetit kërkon > një sintez të çuditshme për tu elaboruar. Kush jemi ne? Ne jemi ata që > ndjekim rrugën e të Dërguarve të Zotit e që ishin njerëz për popuj të > caktuar me identitet të tyre kombëtar. Ndërsa i dërguari i fundit, Muhammedi > s.a.v.s. ishte i dërguar me mesazh për të gjithë popujt e kombet. > Askush nuk e mohon identitetin kombëtar të Muhammedit a.s. Ai ishte arab > dhe aspak nuk e bënë të pavlefshëm për rruzullin tokësor kjo gjë. Ne jemi > shqiptar dhe aspak nuk dallohemi prej arabëve, iranianëve, francezëve, > anglezëve. Ata falen, ne falemi, ata luten, ne lutemi, ata shkojnë në xhami, > ne shkojmë në xhami. Ndërsa pamja, gjuha, forma e realizimit të urdhërave të > Zotit mundet me pasën dallim të vogël në bazë të disa karakteristikave të > atyre vendeve. Po pse njeriu duhet të identifikohet me kombin? A nuk i > mjafton vetëm identiteti i tij fetar? > Ekzistojnë dy vija ekstreme në këtë drejtim. Njëri grup është plotësisht > kundër identitetit kombëtar, ndërsa grupi tjetër është plotësisht kundër > identitetit fetar. Për këtë gjë do të flasim në pikën e fundit të kësaj > bisede. Kombi është trupi i njerëzve në rruzullin tokësor. Si mund ne të > jetojmë në rruzullin tokësor pa trup, si mund të obligohemi ndaj Krijuesit > kur ne nuk jemi trup? Engjujt nuk janë trup( që e shohim me sy), prandaj > janë të krijuara në atë formë të pagabueshme. > Ka thënë Allahu xh.sh. në Kur`anin Famëlartë:" O ju njerëz, vërtet Ne ju > krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të > njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju > është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i > dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë."(Kur`an,49:13) > Zoti na sqaroi në Kur`an identitetet tona "kombëtare", duke na thënë se na > ka krijuar si popuj e si fise që të njihemi ndërmjet veti. Pra, realizimi i > urdhërave të Zotit bëhet i pamundur nëse nuk identifikohemi edhe > kombëtarisht dhe nëse jemi kundër këtij identifikimi. Kombi është trupi i > njeriut, pasiqë në vete përfshinë: traditat, kulturën, letërsinë, doket, > gjuhën, stilin e jetës, e që janë të domosdoshme për të jetuar jetën në këtë > botë. Kështu na ka krijuar Allahu, popuj e fise të ndryshme, ne nuk mund të > mohojmë për asnjë moment këtë gjë. Allahu nuk tha në Kur`an, se na krijoi > vetëm një popull, por Ai përmendi vetëm një të Vërtetë të plotësuar me të > cilën e angazhoi Muhammedin s.a.v.s. që t`ia plasojë njerëzimit. Mos të > harrojmë asnjëherë se Muhammedi s.a.v.s e lëshoi Meken jo me dëshirën e tij > dhe se ishte i përmalluar shumë për atë vend të bukur e të mrekullueshëm. Ai > edhe pse në familje kishte Ebu Xhehlin, asnjëherë nuk mohoj identitetin e > tij dhe të prejardhjes së familjes së tij. Ishte i nënçmuar, i luftuar, i > persekutuar, por ai asnjëherë nuk u bë pishman se është arab. E kjo që po e > them nuk është nxitje nacionalizmi në mesin e lexuesve të këtij teksti. Por, > është pasqyrim real i vlerave që bartë në vete ky identitet. E nëse > keqkuptohem prej lexuesit e lus Allahun e Lartësuar që të më falë gabimet. > Ai pranon vetëm qëllimet tona që janë të lidhura direkt me veprën. E nëse > qëllimi është i mirë dhe i pastër edhe vepra do të realizojë në konton e vet > vlerat që duhet të futen. Nëse qëllimi është urrejtja, përçarja, shtimi i > këtij shtegëtimi midis njerëzve, zgjerimi i kësaj plage, atëherë padyshim që > do e meritojmë mallkimin e Allahut në këtë botë dhe dënimin e Tij në ahiret. > Zoti na ruajt mendjen, trupin dhe shpirtin prej cytjeve të djallit të > mallkuar.Amin! > > 15 > > Nuk njoh asnjë civilizim, popull, komb, fis në rruzullin tokësor që ka > jetuar jetën e tij jashtë fesë, ose riteve fetare. Kështu njëherë u shpreh > një filozof!!! Feja është shpirti i njerëzimit, a mund të jetojë trupi pa > shpirt? Aq njeriu mund të funksionoj dhe jetoj pa fe. Rruzulli tokësor ka fe > të ndryshme, monoteiste, të shpikura prej njeriut, etj. Ndërsa shumica e > popullit shqiptar si fe të tij ka Islamin. Nuk anashkalojë fetë tjera, por > do të shkruaj për mazhorancën shqiptare. > Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur`anin Famëlartë:" "Dhe thuaj: 'Erdhi e > vërteta e u zhduk e kota'. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e > zhdukur."(Kur`an,17:81) > Njeriu nuk mund të jetojë pa fenë. Ai mund të kërkojë qetësinë dhe rehatinë > shpirtërore nëpër shumë gjëra tjera, por të gjitha janë të kota. E kota > gjithnjë ka qenë e zhdukur pasiqë Krijuesi i saj është Ai i cili është > gjithmonë i Gjallë. Njerëzit duhet që të largohen nga e kota dhe të > përqafojnë të vërtetën, pasiqë jeta e njeriut pa të vërtetën është e njejtë > si e kota. Atëherë njeriu gjithnjë do të jetë i zhdukur, nëse përqafon të > kotën. Por, për njeriun ekziston dera e pendimit e cila derë i lejon atij që > të trokas dhe të kërkoj të vërtetën saherë që rrugëve të jetës përballet me > dallgët e të kotës. > Ka thënë Mulla Idris Gjilani:" O Zot! Urrejtjen nga zemrat e njerëzve > shndërro në dashuri; Të pafeve u dhuro besim; Syve të verbër u falë > dritë...!"(Mulla Idris Gjilani, Dr.Muhamet Pirraku, Prishtinë,1995, fq.22) > Mulla Idris Gjilani, Allahu e mëshiroft përmes duas së tij na bëri me dije > se njeriu gjithmonë do të ketë nevojë ta mbushe zemrën e tij me besim. Sepse > ,zemra e zbrazur nga besimi dhe e mbushur me urrejtje, smirë e keqësi, është > një zemër e egër e cila nuk njeh njerin, nuk njeh as komb e as fe. Zemra e > cila është pa besim dhe e mbushur me urrejtje, ka nevojë për dashuri. Nëse > nuk realizon këtë gjë, atëherë ajo zemër është e destinuar që të jetojë dhe > të vazhdoj ekzistencën e saj jashtë mëshirës së Mëshiruesit. Shumë njerëz > ecin në rruzullin tokësor, por janë të vdekur, pasiqë zemrat e tyre janë të > vdekura e të mbushura me gjëra të kota. Ndërsa ka njerëz që trupat e tyre > prehen nëpër varreza, por ata janë të gjallë, pasiqë zemrat e tyre në këtë > botë ishin të ushqyera gjithmonë me besim dhe prej atyre zemrave > degëzoheshin shumë mirësi në rruzullin tokësor, të cilat mirësi kanë arritur > gjeneratë pas gjenerate edhe tek ne. Mulla Idrisi ka vepruar në atë drejtim > që populli shqiptar të jetë i shkolluar fetarisht, pasiqë njeriu pa fe është > si trupi pa shpirt. A mund që të ekzistoj trupi pa shpirt, aq mund edhe te > funksionoj jeta e njeriut pa fe!!! Ai , pra Mulla Idrisi në një vend ka > thënë:" Pa shkollim fetar nuk ka fe të mirëfilltë. Xhahili është argat i > robërisë dhe i xhehenemit."( Burim i lartëshënuar, fq.25) > E dija është ajo e cila kërkohet dhe mësohet me qëllim që të ruhet shpirti > i njeriut e që është feja e tij. Pa dije nuk ka fe, e pa fe nuk ka as atdhe. > Kështu e kuptuan të parët tanë këtë gjë dhe gjithmonë ishin në shërbim të > atdheut të tyre. Mulla Idrisi shumë bukur pasqyroi në një thënie > "piramidale" të tij rreth dijes, ekzistencës dhe fesë e përhapjes së saj në > rruzullin tokësor. Ai thotë:" Është fakt se po të mos ekzistonte Meka dhe > Medina shkenca në Damask nuk do të ekzistonte. E po të mos ishte Damasku si > qendër e shkencës, nuk do të ekzistonte Bagdadi në munges të të cilit nuk do > të lindnin Samarkanda dhe Buhara, e në to edhe shkencat astronomike dhe > fizike, kimia, mjekësia, filozofia e shkencat tjera. Po të mos ishin > Samarkanda dhe Buhara si qendra shkencore nuk do të ekzistonte as Andaluzia. > Drita nga Andaluzia po të mos ndriçonte, vallë SI DO TË ZGJOHEJ > EVROPA?"(Burim i njejtë, fq.25) > > 16 > > Injoranca i ka shtyrë disa njerëz që të parashtrojnë pyetje të pakuptimta, > se cila është më me rëndësi a kombi a feja? Edhe pse këto pyetje janë të > pabaza dhe shumë irreale janë mbjellur në gjakun e disa njerëzve si të ishin > shenjtëri të amshueshme. Qysh në esencën e pyetjes, ekziston një makabër jo > e realt e cila sfidon pyetësin e saj. Feja është shpirti i njerëzimit, > kombet janë trupet e njerëzve. A mund të ekzistojë një trup pa shpirt? > Përderisa feja iu është zbritur njerëzve nga ana e Krijuesit të Madhnueshëm, > atëherë mund të themi se është e domosdoshme të ekzistojnë kombet që të jetë > pjesë përbërëse e tyre edhe feja. E nga kjo nuk themi që po bëjmë përçarjen > e unitetit të vëllezërve dhe vëllazërisë muslimane në rruzullin tokësor. > Por, thjeshtë njerëzit janë me karakteristika të ndryshme, kanë gjuhë të > ndryshme, por bartin në veti mesazhin islam i cili duhet të depërtojë në të > katër anët e globit. Nëse traditat kombëtare nuk bien ndesh me sheriatin > islam, atëherë ato tradita bëhen pjesë e sheriatit. Kështu na mësonte hoxha > i ndjerë Jakup efendi Asipi. > Inicues të këtyre pyetjeve janë zakonisht ato njerëz që nuk kanë asnjë > ndjenjë as kombëtare e as fetare, për to vlerë është vetëm paraja dhe > materia. Ata nuk shohin jashta tyre asgjë dhe gjithëçka që nuk është interes > i tyre vetjak domosdoshmërisht duhet që të mohohet e të destinohet në > zhdukje. > Grupit tjetër të njerëzve të cilën pranojnë verbërisht ideologjitë, dhe jo > fenë e vërtet (Islamin), iu përgjigj shumë qartë dhe bukur Mulla Idris > Gjilani:" S`ka fe pa atdhe."(Burim i njejtë, fq.18) Edhe pse kemi mendime të > ndryshme dhe jemi të ndryshëm prej njëri-tjetrit, edhe pse jetojmë në një > botë të cilën ndoshta vet nuk e njohim dhe nuk e pranojmë si të tillë, ne > nuk duhet që të jetojmë të ndarë për asnjë çast të jetës sonë. Ne jemi pjesë > e këtij sistemi e këtij globi dhe nuk duhet që për hir të cytjeve të djallit > të mallkuar të bëhemi pre e kurtheve të tij dhe në këtë formë të mohojmë > vlerat e njëri-tjetrit dhe të mos njohim as fe e as atdhe. Sipas mendimit > tim, njeriu i cili bën ndarje midis kombit dhe fesë, ai nuk njeh as komb e > as fe, ai nuk njeh ndoshta as veten. Por, kjo nuk do të thotë që njeriu i > tillë duhet të përjashtohet prej shoqërisë njerëzore. Ne duhet që të > reflektojmë dashuri, mirëkuptim dhe rrespekt ndërmjet njëri-tjetrit, edhe > pse nuk njohim ndoshta vlerat e njëri-tjetrit. > Mevlana Xhelaludin Rrumi tha:" Eja, prap eja, përsëri eja./ Si do që të > jesh,/ Pabesimtar qofsh, zjarradhurues qofshë,/ Njëqind herë në ke bërë > tevbe,/ Njëqind herë në e ke prish tevben, /Kjo nuk është derë e > pashpresës,./ SI DO QË TË JESH ASHTU EJA!..."( Bisedë e urtë me Mevlanan, > Tetovë,2008, fq.5) > > > > --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
