From: [email protected]
To: [email protected]; [email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; [email protected]; 
[email protected]; bekimbislim [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]
Subject: {Fjala e Bukur - Grup: 6757} Disa mrekulli të Profetit tonë salallahu 
alejhi ue selem - II
Date: Sun, 26 Apr 2009 07:16:41 +0000








Disa mrekulli të Profetit tonë salallahu alejhi ue selem - II -
 
 
 
 
 
Shkruar nga Abdurrahim Balla    E Enjte, 16 Prill 2009 15:06 
 


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
 
1. Shumimi i ushqimit. Një prej haditheve që tregon këtë gjë është hadithi i 
Ebu Talhës i cili i tha Umu Sulejmit (gruas së tij): “Dëgjova zërin e Profetit 
salallahu alejhi ue selem dhe m’u duk i dobët dhe kuptova që ai është i uritur, 
prandaj a ke gjë për të ngrënë?” Tha: “Po.” dhe nxori disa copa buke prej elbi, 
i mbështolli me një copë (thotë Enesi, djali i saj) e më nisi tek Profeti.
Shkova dhe e gjeta Profetin salallahu alejhi ue selem në xhami me njerëz të 
tjerë. Më tha Profeti salallahu alejhi ue selem: “A, Ebu Talha të dërgoi?” I 
thashë: “Po”. Tha: “A të dha ushqim?” I thashë: “Po”. Atëherë u tha atyre që 
ishin në xhami: “Ngrihuni”. U ngritën e unë ecja para tyre derisa sa erdha tek 
Ebu Talha dhe i thashë. Ebu Talha tha: “O Umu Sulejm! Na solli Profeti 
salallahu alejhi ue selem njerëzit, çfarë do t’u japim për të ngrenë?” Tha Umu 
Sulejm: “Allahu e di më mirë dhe i Dërguari i Tij.” Doli Ebu Talha për të 
pritur Profetin salallahu alejhi ue selem dhe hyri me të mbasi i dha selam 
Profeti salallahu alejhi ue selem Ebu Talhës. Tha Profeti salallahu alejhi ue 
selem: “Eja o Umu Sulejm, sille atë që ke për të sjellë.” E solli Umu Sulejmi 
atë bukë dhe e përgatiti atë pasi e thërrmoi. Foli Profeti salallahu alejhi ue 
selem disa fjalë pastaj tha: “Lejo të vijnë 10 veta për të ngrënë.” Erdhën 
hëngrën derisa u ngopën e më pas dolën. E kështu me radhë dhjetë e nga dhjetë 
hanin derisa ngopeshin e dilnin, derisa hëngrën të gjithë. Ata ishin 70 ose 80 
veta.
 
Ndër këto është edhe hadithi i Xhabirit ditën e Hendekut që hëngrën mbi një 
mijë veta derisa u ngopën. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
 
Ndër të tjera është edhe hadithi i Semura Ibn Xhundub në një ngjarje tjetër. E 
transmeton Tirmidhiu dhe Daremiu, hadithi është i saktë.
 
Ndër këto hadithe është edhe hadithi i Abdurrahman Ibn Ebi Bekr të cilin e 
transmeton Buhariu dhe Muslimi në një ndodhi tjetër të ngjashme.
 
Ngjarje të tilla janë të shumta të cilat janë transmetuar nga një numër 
sahabësh disa prej të cilëve i përmendëm. Ndër ta edhe Seleme Ibnul Ekua, Ali 
Ibnu Ebi Talib, Enesi, Ebu Hurejre, Xhabiri etj.  
 
Shkurtimisht, këto hadithe i transmetojnë mbi dhjetë sahabë dhe prej tyre i 
transmetojnë shumëfishi i këtij numri tabi'inësh dhe prej këtyre të fundit i 
transmetojnë njerëz të panumërt. 
 
2. Pemët flasin dhe dëshmojnë se Muhamedi është i Dërguar i Allahut. 
Transmetohet nga Ibn Umer se ka thënë: “Ishim me Profetin salallahu alejhi ue 
selem në udhëtim. Ndërkohë i afrohet një fshatar Profetit salallahu alejhi ue 
selem. I tha: ‘O fshatar, ku po shkon?’ Tha: ‘Në shtëpi.’ I tha: ‘A të të 
tregoj diçka më të mirë?’ I tha: ‘Çfarë?’ I tha: ‘Të dëshmosh se nuk ka të 
adhuruar tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.’ I 
tha: ‘Kush dëshmon për vërtetësinë e kësaj që thua?’ I tha: ‘Ajo pema që 
ndodhet në anë të luginës. Thirre se ajo do të të përgjigjet.’ Erdhi pema duke 
çarë tokën derisa qëndroi para Profetit salallahu alejhi ue selem. I kërkoi 
Profeti të dëshmonte tri herë dhe pema dëshmoi. Më pas u kthye në vendin e 
vet.” Transmeton Bejhakiu, Daremiu, Taberani, Ebu Ja'la dhe Bezari. Hadithi 
është i saktë. 
 
Hadithe të ngjashme me këtë transmetohen nga Xhabiri, Ja'la Ibn Sejabeh, Ibn 
Mes'udi, Ibn Umer, Burjede, Ja'la Ibn Murre, Enes Ibn Malik, Ali Ibn Ebi Talib 
Ibn Abasi etj., radiallahu anhum.
 
Abdurrahim Balla
Burimijetes.com
16.04.2009
 


What can you do with the new Windows Live? Find out


_________________________________________________________________
Show them the way! Add maps and directions to your party invites. 
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/events.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan