From: [email protected] To: [email protected] Subject: E PASHE NJE NJERI NGA UMETI IM... Date: Wed, 3 Sep 2008 12:01:20 +0000 -Transmetohet nga Abdurr-Rrahman Ibni Semre radiAllahu anhu se ka thene:"Nje dite doli i Derguari i Allahut alejhi salatu ve selem,tek ne,derisa ne ishim duke ndejtur ne nje hije ne Medine.U ngrit para nesh e na tha:"Une pashe mbreme nje enderr te çuditshme.E pashe nje njeri nga umeti im,te cilit i erdhi meleku i vdekjes qe tia merr shpirtin.Ne ate moment erdhi bamiresia e tij ndaj prinderve dhe e largoi melekun e vdekjes nga ai.E pashe nje njeri nga umeti im te cilit i ishte shtruar denimi i varrit.Ne ate moment erdhi abdesti i tij dhe e shpetoj nga ajo gjendje.E pashe nje njeri nga umeti im te cilin e kishin rrethuar shejtanet.Ne ate moment erdhi perkujtimi i tij ndaj Allahut dhe i perzuri shejtanet nga ai.E pashe nje njeri nga umeti im duke u ndezur nga etja.Sa here qe afrohej afer ndonje pusi,pengohej dhe debohej.Ne ate moment erdhi agjerimi i tij i Ramazanit dhe i dha te pijë e u ngop.E pashe nje njeri nga umeti im dhe i pashe pejgamberët te ulur ne rrethe.Sa here qe ai afrohej afer ndonje rrethi te tyre debohej.Ne ate moment erdhi pastrimi i tij nga xhunubllaku,e kapi per dore dhe e uli ate afer meje.Pastaj e pashe nje njeri nga umeti im ,para te cilit kishte nje erresire,mbrapa tij kishte erresire,ne te majten e tij kishte erresire,ne te djathten e tij kishte erresire,mbi te kishte erresire dhe nën te kishte erresire,kurse ai ishte i hutuar nga ato erresira.Ne ate moment erdhen Haxhi dhe Umreja e tij dhe e nxorren nga erresira ne drite.Po ashtu e pashe nje njeri nga umeti im,duke u mbrojtur me duart e tij nga flaka dhe xixat e zjarrit.Ne ate moment erdhi sadaka e tij dhe u be mburoje mes tij dhe zjarrit dhe ia mbuloj koken.E pash nje njeri nga umeti im,duke u folur besimtarëve,por ata nuk i flisnin.Ne ate moment erdhi lidhja e tij farefisnore e tha:O ju grup i muslimanëve,ai mbante lidhje te mira me farefisin e tij,pra folni me te.Atehere,i folen besimtarët,ua zgjati doren atyre dhe ata ia zgjaten doren.E pashe nje njeri nga umeti im,te cilin e kishin rrethuar Zebanijet (melekët e zjarrit).Ne ate moment erdhi urdherimi i tij ne vepra te mira dhe pengimi i tij nga veprat e keqija dhe e shpetuan nga duart e tyre dhe e futen tek melekët e meshires.E pashe nje njeri nga umeti im te gjunjezuar dhe ne mes tij dhe Allahut te Madheruar,kishte nje pengese.Ne ate moment erdhi morali i tij i larte,e kapi per dore dhe e futi tek Allahu i Madheruar.E pashe nje njeri nga umeti im te cilit i vinte libri nga ana e majte.Ne ate moment erdhi frika e tij ndaj Allahut te Madheruar,e kapi librin e tij dha ia vendosi ne anen e djathte.E pashe nje njeri nga umeti im te cilit i kishte dalur peshoja e lehte.Ne ate moment erdhen femijet e tij te cilit i kishin vdekur te vegjel dhe dhe ia renduan peshojen.E pashe nje njeri nga umeti im,i cili qendronte ne buze te Xhehenemit.Ne ate moment erdhi shpresa e tij ne Allahun e Madheruar,e shpetoj nga aty dhe ai shkoi.E pashe nje njeri nga umeti im,i cili ishte hudhur ne zjarr.Ne ate moment erdhi loti i tij qe e kishte derdhur nga frika ndaj Allahut dhe e shpetoi nga aty.E pashe nje njeri nga umeti im duke qendruar ne uren e Siratit dhe dridhej sikurse dridhen deget e hurmes nga nje erë e forte.Ne ate moment erdhi mendimi i tij i mire per Allahun e Madheruar,e qetësoi te dridhurit e tij dhe ai vazhdoi rrugen.E pashe nje njeri nga umeti im duke u zvarritur ne Sirat.Ndonjehere zvarritej, e ndonjehere mbetej i lidhur.Ne ate moment erdhi salavati i tij mbi mua,e ngriti ne kembe dhe e shpetoi.Dhe e pashe nje njeri nga umeti im,i cili kishte arritur te dyert e Xhenetit,por ato iu mbyllen.Ne ate moment erdhi deshmia e tij, La il-lahe il-lAllah se nuk ka te adhruruar tjeter me merite perpos Allahut,ia hapi dyert e Xhenetit dhe e futi ne te. Get news, entertainment and everything you care about at Live.com. Check it out! _________________________________________________________________ Show them the way! Add maps and directions to your party invites. http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/events.aspx --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
