Date: Sun, 5 Jul 2009 13:23:15 +0200 Subject: From: [email protected] A nuk dëshiron të udhëzohesh? I nderuar vëlla, dhe e nderuara moter A nuk është Allahu i Lartëmadhëruar Ai i Cili po të jep të mira gjatë tërë jetës tënde, Ai po të bën mirë e ti po ia kthen me të këqija?!... A nuk është Allahu Ai i cili të krijoi dhe po të dërgon furnizimin e pamasë ditë për ditë?! Po të ndihmon, po të furnizon kurse Ai nuk ka nevojë për ty, as për të mirat e tua. Ai është Ai që jep dhe merr, Ai që ta ka dhënë shpirtin dhe ta merr atë. A nuk meriton pra Ai dashurinë më të madhe?! A nuk po turpërohesh para Tij?! Vëlla i dashur dhe moter a nuk dëshiron që të udhëzohesh ?! Të pyes për hirë të Zotit, sepse rruga e udhëzimit dhe praktikimit të fesë, vallë mos është rrugë e gabuar, kurse rruga të cilën jeni duke e ndjekur është rrugë e vërtetë?! Të lutem, përgjigju nga zemra, nga ajo që e ndien në shpirtin tënd! -Si ka mundësi që një njeri i mençur ta braktisë rrugën e vërtetë dhe të ndjekë rrugën e gabuar? Ai thuhet këtij i mençur? -Pra, ju e keni lënë rrugën e vështirë për më të vështirën. Rruga e praktikimit të fesë është e vështirë, por të shpie për në xhenet. Ti kur shkon në shkollë 12 vite, pastaj kalon në periudhën universitare dhe fillon vitin e ri shkollor, do të ngrihesh herët. Detyra, provime, ngarkesë psiqike, probleme të ndyshme, a nuk është kjo e vështirë? -Normalisht. -Pra, pse bëjnë durim njerëzit në vështirësitë e mësimit? -Për të siguruar diçka për të ardhmen e tyre. -Pra, pse të durojmë në vështirsitë e praktikimit të fesë. A thua për të siguruar të ardhmen e jetës 60 vite, punë, shtëpi etj.? Jo, jo, por për të siguruar të ardhmen e jetës së përhershme, jetës pa fund, xhenetin, sipërfaqja e të cilit është më e madhe se Toka dhe qiejt. Ne e sigurojmë të ardhmen e kësaj bote dhe të botës tjetër me këtë udhëzim. Vëlla i dashur dhe motër, a e di se gabimi më i madh është që ti ta lëshë rrugën e Zotit dhe të ndjekësh rrugën e të devijuarve, rrugën e atyre që nuk mendojnë për ditën e nesërme, vetem kur një ditë do të ballafaqohen me realitetin e vdekjes e do të thonë: "O Zot, më kthe përsëri që të veproj punë të mira!", por kthim më nuk ka. Vëlla i dashur, mendoje këtë ditë para se të bëhet vonë se do të pendohesh një ditë, por nuk do të pranohet pendimi, vallë a mos keni ndonjë premtim se nuk do të vdisni. Praktikimi i fesë është i vështirë, mirëpo ajo është Jeta, aty është lumturia, aty e gjen pushimin shpirtëror dhe zgjerimin e gjoksit. SHPËRNDAJE!!! All-llahu në Kur'anin Famëlartë thotë: "…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë".( Maide, 2) Vetëm me një klik në "FORWARD" edhe JU, bëhuni pjesë e së mirës. Dërgojauni të gjithëve që i keni të regjistruar në adresën tuaj. Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij të pafundme! Amin. Mirëpo keni KUJDES për hir të Allahut! Meshkujve dërgoni veç dhe femrave veç. Dërguar nga: Thirrësi i Mbuluar _________________________________________________________________ More than messages–check out the rest of the Windows Live™. http://www.microsoft.com/windows/windowslive/ --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
