Ramazani nxit konvertime te reja në Islam 


Arabi Saudite: Muaji i shenjtë i Ramazanit është kthyer në kohë të preferuar 
për shumë jo musliman që të hyjnë në Islam, shumica e tyre emigrantë nga 
Filipinet që punojnë në vend.

Çdo ditë në Arabinë Saudite, qendrat Islame në vend hapin dyert e tyre për 
emigrantët jo musliman që punojnë në vend të cilët dëshirojnë ti bashkëngjiten 
fesë më më rritje në botë.

Gjatë Ramazanit, muaj ky i agjërimit, organizatat islame vendosin kampet e 
iftareve në të cilat emigrantët bëjnë iftar.

Nga qendra fetare "Zyra për Bashkëpunim në Thirrje dhe Udhëzim" në El-Bat'ha 
(COCG) në kryeqytet thonë se ata shohin rreth 200 persona që dëshirojnë të 
hyjnë në Islam për çdo muaj, prej kombësive të ndryshme.

"Duke ju falënderuar Zotit numri i të konvertuarve në Islam për çdo muaj është 
prej 180-200 njerëz, nga kombësi të ndryshme," thotë drejtori i kësaj 
organizate Sheiku Nuh el Karejn.

"Shumica prej tyre si arsye për hyrje në Islam e kanë Njëshmërinë e Zotit, dhe 
dëshirojnë ta adhurojnë vetëm atë," tha ai.

Procesi i hyrjes në Islam fillon me kërkimin e dijës për besimin Islam dhe 
faljen e namazit me Imam, ku të konvertuarit i kërkohet të bëjë dëshminë e 
besimit të tij.



Reagimet e tyre dallojnë. Një i konvertuar i ri i quajtur Adcel Maglintian nga 
Filipinet thotë se Islami i ka dhënë atij jetë të re.

"Ndjehem si një foshnje e porsalindur, jetë e re, e tani unë do ta filloj jetën 
time si musliman i gëzuar, jam shumë i gëzuar," tha ai.

Një tjetër po ashtu nga Filipinet i quajtur Bebido thotë se ai preferon më 
shumë faljen e pesë kohëve të namazit se sa jetën e tij të përparshme si i 
krishterë."

"Kur isha i krishterë ndoshta shkoja në kishë 3 apo 5 herë në vit, por në Islam 
unë e di se namazi falet pesë herë në ditë, dhe e fali që ta falënderoj Zotin. 
Pra kjo është pse unë kam hyrë në Islam, kjo është pse unë ta ndjej zemrën e 
Islamit dhe muslimanit për të bërë punë të mira për Allahun," tha ai.

Disa të tjerë thonë se Ramazani i ka nxitur që të hyjnë në Islam.

"Ndjehem mirë sepse të gjithë hamë së bashku iftar. Nëse ha iftar i vetëm nuk 
ndjehem mirë sepse kam dëshirë të mblidhemi me vëllezërit e ri në Islam së 
bashku ," tha Omari që po ashtu është nga Filipinet.



Arabia Saudite pranon numrin më të madh të punëtorëve nga Filipinet për tërë 
rajonin e Lindjes së Mesme. Së paku 200.000 kanë hyrë në Arabinë Saudite vetëm 
gjatë vitit 2007.

Numri i përgjithshëm i emigrantëve nga Filipinet sillet rreth 800.000, edhe pse 
statistikat zyrtare për të huajt nuk janë në dispozicion.

Pas hyrjes në Islam, emigrantët nxiten për vazhdim të mësimit dhe thëllimit të 
njohurive për Islamin.

"Çka do të bëjmë është se do tu japim bazat e fesë Islame, Njëshmërinë e 
Krijuesit, Hadithin dhe Kur'anin, Fikun Islam dhe të tjera, që janë më 
themelorët për ta," thotë hoxha me prejardhje nga Filipinet Sheiku Abdulkader 
el Alabani.

El Karejni, kryetari i qendrës kishte emigruar në Arabi para 20 viteve nga 
Filipinet, dhe është një ndër hoxhallarët e paktë jo Arab në vend.

Si anëtar i Spitalit AbdulAziz, ai kalon tërë kohën e tij të lirë duke thirrur 
në Islam komunitetin nga Filipinet në Riad. Dhe për çdo javë merr grupe të reja 
të të konvertuarve pas veti në xhuma.

Ai thotë se gjëja më e rëndë dhe që i merr kohë më së shumti atij është mësimi 
i të konvertuarve të rinj detajet e Islamit pasi ata zyrtarisht kanë hyrë në 
Islam duke dëshmuar Shehadetin.

E udhëhequr nga Ministria kjo organizatë është më e aktivja dhe më e vjetra në 
këtë fushë. Është e shtrirë në 18 kampe të vendosura në zonat më të banuara nga 
punëtorët Aziatik, dhe i ka imamët që i kushtohen ndihmës për të konvertuarit 
në Islam.

Në tërë Mbretërinë janë rreth 215 kësi qendrash si COCG.

Përveç iftareve për 5000 veta në ditë gjatë Ramazanit, kjo qendër jep ligjërata 
dhe dy herë në vit dërgon të konvertuarit në Islam për në Umre, udhëtim për në 
vendet e shenjta Islame që mund të bëhet gjatë tërë vitit. /reuters/ 
_________________________________________________________________
Show them the way! Add maps and directions to your party invites. 
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/events.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan