A dini se... 



1. Zemra, ky organ më madhësinë e grushtit të shtrënguar të njeriut të rritur 
që peshon 200-300 gr duke marrë parasysh fuqinë e saj marramendëse, në momentin 
e tkurrjes aq i jep shtytje të madhe gjakut, sa që shpejtësia e lëvizjes së 
gjakut në fillim të aortës (në një diametër të tillë) sipas kardiologëve është 
5 metra në sekondë. 

2. Truri, organi me kompleks i trupit të njeriut që njihet me emrin super 
mrekullia e botës së gjallë, ka aftësi t’i përpunojë informatat më miliona 
miliarda herë më shpejtë se kompjuterët e sotëm më modern dhe më të 
sofistikuar. 

3. Mjafton ta zgjasim dorën kur ta përshëndesim ndonjë mik, të harxhohen më 
miliona molekula të ATP-së në formë të të cilave bëhet grumbullimi i energjisë 
në organizmin e njeriut. 

4. Vetëm sa një kokërr e fasules sa zë vend në trurin e njeriut ka aftësi të 
mbajë në mend të gjithë numrat e telefonit që ekzistojnë në botë. 

5. Kapilarët e gjakut, si degët më të vogla të enëve të gjakut që janë urë 
lidhëse në mes të arteriolave dhe venulave si dhe urë lidhëse në mes këtyre të 
fundit dhe lëngut ekstracelular mund të arrijnë gjatësinë 160-180 km. 

6. Molekula e ADN-së në strukturën e vet përmban 2.000-10.000.000 çifte 
nukleotidesh (të cilat janë gjithsej 4 adenozin-monofostati-AMP, 
guanozin-monofostati-GMP, citidin monofostati-CMP, dhe timidin-monofostati-TMP 
). Nëse molekulat e ADN-së do të kishte vetëm 1.000 çifte nukleotidesh dhe duke 
marrë për bazë se janë 4 nukleotide, aq e madhe është mundësia e kombinimeve të 
këtyre nukleotidëve sa që e kalon tërë numrin e atomeve sa mund të ekzistojnë 
në tërë universin. 

7. Roli i enzimave në organizëm është katalizimi (përshpejtimi) i procesit të 
zbërthimit të ushqimit në organet tretëse të njeriut. Është vërtetuar se një 
enzimë mund të katalizoj zbërthimin e 10.000-1.000.000 molekulave të substratit 
(substancës së tretur) brenda 1 minute. Efikasiteti i veprimit të enzimës është 
tejet i madh, sepse një enzime mund të përshpejtojnë procesin e zbërthimit të 
10.000.000 – 10.000.000.000 herë. 

8. 65% të peshës trupore të organizmit të njeriut e përbën uji, dhe ajo që e 
mban ekuilibrin e lëngjeve në organizëm është shtypja osmotike. Po të mos ishte 
shtypja osmotike, atëherë do të ndodhte më e keqja, e gjithë sasia e lëngjeve 
do të binte në fund. 

9. Me filtrim kuptojmë kalimin e ujit dhe molekulave me peshë të vogël 
molekulare dhe pengimin e kalimit të molekulave më peshë molekulare më të madhe 
si eritrocitet, proteinat etj., nga gjaku në veshkë. Ky filtrim bëhet në nivel 
të glomerulëve të cilat përbëjnë pjesën filtruese të nefronëve. E nëse do t’i 
kishim bashkuar glomerulët në mes vete të të dy veshkave, atëherë do të kishin 
formuar një sipërfaqe filtruese deri në 12 metra katror. 

10. Qeliza si njësia themelore e të gjitha qenieve të gjalla që shihet vetëm më 
anë të mikroskopit elektronik dhe që është shumë më e vogël dhe atë dhjetëra 
ose qindra herë se sa shpuarja e gjilpërës, për nga kompleksiteti i saj i 
pakrahasueshëm dhe i papërsëritshëm dhe duke marrë parasysh funksionet e saj të 
panumërta, sipas njohësve më të mirë të biologjisë molekulare mund të 
krahasohet me metropolet më të mëdha botërore, si Hong Kongu, Nju Jorku, Tokio, 
Kajro, Rio de Zhanerio etj. 

11. Mandibulla-nofulla e poshtme aq fortë është e nyjëtuar me eshtrat e kafkës, 
pra më ashtin temporal-temblor sa që sipas anatomëve mund të mbaj pezull deri 
në 1.000 kg pa u këputur fare artikulacioni më eshtrat e kafkës. 

12. Nëse grumbullojmë shumë molekula të vogla të ADN-së të cilat ndodhen në 
kromozomet e bërthamës së qelizave të njeriut (funksioni i të cilave është 
bartja e tërë informacionit gjenetik prej gjeneratës në gjeneratë) aq sa 
mbushet plotësisht një lugë ka kapacitet të përmbajë informacion sa të gjitha 
librat si dhe volumet e tyre që janë botuar deri më sot në botë. 

13. Numri i përgjithshëm i eritrociteve sa ka në gjakun e organizmit të njeriut 
të shëndoshë tek meshkujt arrijnë shifrën nga 2 bilion e 200 miliard deri në 2 
bilion e 900 miliard eritrocite, kurse të femrat numri i eritrociteve është më 
i vogël dhe atë nga 1 bilion e 900 miliard e deri ne 2 bilion e 450 miliard 
eritrocite. Po të bënim shtrirjen e të gjitha eritrociteve sa gjenden në gjakun 
e organizmit të njeriut, atëherë do të arrinin një sipërfaqe të përgjithshme 
deri në 300 m2. 

14. Rrezet e Diellit mund të ndikojnë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë (varg pas 
vargu) në tretjen e ushqimit e përmes kësaj edhe në gjendjen e përgjithshme të 
organizmit. Pra, kjo ju bën të kuptojmë se në natyrë kemi edhe kësi lloj 
bashkëveprimesh nga niveli molekular në atë planetar. Nëse nuk besoni lexoni. 
Gjendja e përgjithshme e organizmit varet nga sasia dhe lloji i ushqimit që ne 
e hamë, tretja e ushqimit në lukth varet nga enzimat që vijnë nga organet 
fqinje të lukthit mëlçia dhe pankreasi në të cilat sintetizohen në këto enzima. 
Sintetizimi i enzimave varet nga puna dhe funksionimi i këtyre organeve, kurse 
funksioni këtyre organeve varet direkt nga sasia e oksigjenit, të cilin e sjell 
gjaku nga mushkëritë kur mbushen më ajër. Sasia e oksigjenit varet nga puna e 
bimëve (botës bimore) që e lirojnë oksigjenin gjatë procesit të fotosintezës. 
Puna e bimëve (kryerja e procesit të fotosintezës) varet nga sasia e rrezeve të 
Diellit të cilat arrijnë në tokë pas depërtimit të shtresës ozonike të 
mbështjellësit atmosferik të tokës.

Përgatiti: Feriz Bytyçi 




_________________________________________________________________
With Windows Live, you can organize, edit, and share your photos.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/products/photo-gallery-edit.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan