Mbreti i mençur


Do të ndaj me ju një tregim që tregon vendimin e mençur të një të riu se si të 
jetojmë këtë jetë. Ky tregim është vetëm një shembull. 

Na ishte një vend kohë më parë ku njerëzit do ta ndërronin mbretin për çdo vit. 
Personi që do të bëhej mbret duhej të pajtohej me një kontratë, sipas së cilës 
ai do të dërgohej në një ishull mbas një viti mbretërim. Kështu që një mbret e 
mbaroi afatin apo periudhën e tij dhe ishte koha për të që të shkonte në ishull 
dhe të jetonte atje. Njerëzit e veshën atë me rroba të shtrenjta, e vendosën në 
një elefant dhe e dërguan rreth qyteteve që t’u thoshte lamtumirën të gjithë 
njerëzve. Ky ishte momenti i pikëllimit për të gjithë mbretërit të cilin 
sunduan për nga një vit. Mbas lamtumirës, njerëzit e dërguan mbretin me një 
barkë në ishullin e vetmuar dhe e lanë atje. 
Në rrugën e tyre mbrapa, ata zbuluan një anije që ishte fundosur vetëm pak kohë 
më parë. Ata panë një njeri të ri, i cili kishte shpëtuar duke u mbajtur në një 
pjesë druri që lundronte. Meqë iu nevojitej një mbret i ri, ata e morën këtë 
njeri dhe e dërguan në vendin e tyre, ku kërkuan prej tij që të bëhej mbret për 
një vit. Në fillim ai refuzoi, por më vonë u pajtua të bëhej mbret. Njerëzit i 
treguan atij për të gjitha rregullat dhe normat dhe se si ai do të dërgohej në 
një ishull mbas një viti.
Mbas tri ditësh mbret ai pyeti ministrat nëse mund t’ia tregonin ishullin ku të 
gjithë mbretërit e tjerë ishin dërguar. Ata u pajtuan dhe e dërguan në ishull. 
Ishulli ishte i mbuluar me xhungla të dendura dhe zërat e kafshëve të egra 
dëgjoheshin duke dalë prej tyre. Mbreti hyri pak brenda për të parë se si ishte 
dhe zbuloi trupat e vdekur të të gjithë mbretërve të mëparshëm. Ai e kuptoi se 
posa ata ishin lënë në ishull, kafshët kishin ardhur dhe i kishin vrarë. Mbreti 
u kthye në vend dhe kërkoi nga njerëzit ta pajisin me 100 punëtorë të fuqishëm. 
I mori 100 punëtorët dhe i dërgoi në ishull dhe u tha që të largonin të gjitha 
kafshët e egra dhe të prisnin të gjithë drurët. Ai do ta vizitonte ishullin çdo 
muaj që të shihte se si po përparonte puna. Në muajin e parë, të gjitha kafshët 
ishin larguar dhe shumë drurë ishin prerë. Në muajin e dytë, i tërë ishulli 
ishte pastruar. Pastaj mbreti u tha punëtorëve të mbillnin kopshte në pjesë të 
ndryshme të ishullit. Ai gjithashtu dërgoi atje kafshë të dobishme, si pula, 
rosa, dhi, lopë etj.. Në muajin e tretë ai i urdhëroi punëtorët të ndërtojnë 
shtëpi të mëdha dhe skela për anije. Me kalimin e muajve ishulli u kthye në një 
vend të bukur.
Mbreti i ri vishte rroba të thjeshta dhe harxhonte shumë pak nga fitimet e tij. 
Ai i dërgoi të gjitha fitimet në ishull, që t’i ruante. Nëntë muaj kaluan 
kështu. Mbreti i thirri njerëzit dhe u tha atyre: “Unë e di që kam për të 
shkuar në ishull mbas një viti, por do të dëshiroja të shkoja menjëherë atje”. 
Por njerëzit nuk u pajtuan më këtë dhe thanë që ai duhet të priste edhe tre 
muaj që të plotësonte vitin.
Tre muaj kaluan dhe tani ishte një vit i plotë. Njerëzit e veshën mbretin e ri 
dhe e vendosën në një elefant që ta dërgojnë rreth vendit, që t’u thotë 
lamtumirë të tjerëve. Megjithatë, ky mbret ishte jashtëzakonisht i lumtur që po 
e linte mbretërinë. Njerëzit e pyetën: “Të gjithë mbretërit e tjerë qanin në 
këtë moment, po ti pse po qesh?” Ai u përgjigj: “A nuk e dini se çka thonë 
njerëzit e mençur? Ata thonë se kur ti erdhe në këtë botë si foshnje, ti qaje 
ndërsa të tjerët qeshnin. Jeto jetë të tillë që kur je duke vdekur, ti do të 
jesh duke qeshur dhe çdokush rreth teje do të qajë.” Unë kam jetuar jetë të 
tillë. Derisa të gjithë mbretërit e tjerë ishin humbur në salltanetin e 
mbretërisë, unë gjithmonë kam menduar për të ardhmen dhe e kam planifikuar atë. 
E kam shndërruar ishullin vdekjeprurës në një vendbanim të bukur, ku mund të 
qëndroj i qetë.
Ne duhet të marrim mësim prej këtij tregimi se si të jetojmë jetën tonë. Jeta e 
kësaj bote është që të përgatitemi për jetën në botën tjetër. Në këtë jetë nuk 
duhet të mashtrohemi nga gjërat e bukura të kësaj bote dhe të harrojmë se çka 
vjen në botën tjetër. Bile, edhe nëse jemi mbretër, ne duhet të jetojmë një 
jetë të thjeshtë, si i dashuri ynë, i Dërguari Muhamed alejhi selam dhe të 
ruajmë të gjitha kënaqësitë për botën tjetër. Allahu na e lehtësoftë!



Përktheu dhe përshtati nga anglishtja Meriton Muriqi
Copyright islamcan 
_________________________________________________________________
More than messages–check out the rest of the Windows Live™.
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan