Aleksandri i Madh i Maqedonisë


Aleksandri i Madh i Maqedonisë njihet si udhëheqësi dhe pushtuesi ushtarak më i 
fuqishmi i botës antike. Para se të mbushte 30 vjeç, ai kishte pushtuar një 
perandori të tërë me mbi 3000 milje, që shtrihej prej Greqisë e deri në Indi. U 
lind në vitin 356 para erës sonë në Maqedoni, e njohur sot si Greqia Veriore.
Në shtratin e tij, i sëmurë, gjatë momenteve të fundit të jetës, Aleksandri i 
Madh u thotë gjeneralëve të tij “Pas vdekjes sime, kur ta vendosni trupin tim 
në arkivol, lërini duart e mia përgjatë skajeve me shuplakat e duarve të 
hapura, kështu që publiku mund t’i shohë duart e mia të zbrazëta derisa unë e 
lë këtë botë”.
Pas vdekjes së tij, shumë njerëz me autoritet erdhën për të parë funeralin 
mbretëror dhe ishin shumë të habitur kur panë duart e Aleksandrit të Madh të 
shtrira përgjatë skajeve të arkivolit me shuplaka të hapura. Ata filluan të 
pyesin për këtë skenë të veçantë. Një njeri i mençur u tha atyre “O njerëz, 
Aleksandri i Madh po na thotë se kur e udhëhoqi botën, ai zotëronte thesare të 
mëdha me ar, argjend dhe pasuri. Sidoqoftë, në të vërtetë ai po e lë këtë botë 
me duar të zbrazëta.”

Transmeton Enes Ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi 
salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Tri gjëra e përcjellin arkivolin e të 
vdekurit, dy prej tyre kthehen prapa, ndërsa një mbetet me të: anëtarët e 
familjes, pasuria dhe punët e mira. Anëtarët e familjes dhe pasuria kthehen 
prapa, ndërsa veprat e tij mbesin vetëm me të.” (Sahih Muslimi)

Le ta shfrytëzojmë kohën tonë maksimalisht në kryerjen e veprave të mira, sepse 
jeta është e shkurtër dhe vdekja vjen papritmas. E, kur të vijë ajo, të mos na 
gjejë duarthatë dhe të papërgatitur. (Shënim i përkthyesit)



Burimi: Pjesërisht e shkëputur nga shkrimet e JC Pinkerton-it
Përktheu dhe përshtati nga anglishtja: Meriton Muriqi
Copyright islamcan
15.2.2008 
_________________________________________________________________
More than messages–check out the rest of the Windows Live™.
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan