LUTJE NGA KUR'ANI

Lutjet nga Kur'ani


"Zoti ynë, ne i kemi bërë padrejtësi vetes sonë, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na 
mëshiron, atëherë do të jemi prej të humburve". (El-A'raf: 23) 



"O Zot, unë kërkoj strehim te Ti që të kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam 
njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron, do të jem prej të 
humburve". (Hud: 47) 



"O Zot, më fal mua, prindërit e mi, çdo besimtar që hyn në shtëpinë time dhe 
çdo besimtar dhe besimtare". (Nuh: 28) 



"Zoti ynë, pranoi prej neve (veprat tona), se me të vërtetë Ti je Dëgjues, i 
Ditur". (El-Bekare: 127) 



"dhe na i prano pendimet tona, se Ti me të vërtetë je Pranues i pendimeve dhe i 
Mëshirshëm". (El-Bekare: 128) 



"O Zot më bën falës të namazit dhe prej pasardhësve të mi bën të tillë, dhe, o 
Zot, pranoje lutjen". (Ibrahim: 40) 

"Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët Ditën e 
llogarisë". (Ibrahim: 41) 


"Zoti im, më dhuro (dituri për) pushtet dhe më bashko me të mirët, më le 
përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas, më bën prej trashëguesve të Xhennetit 
të begatshëm". (Esh-Shuara: 83-85) 

"Zoti ynë, mos na bëjë sprovë për ata që mohojnë dhe na fal neve, Ti je 
Ngadhënjyesi, I Urti". (El-Mumtehine: 5) 


"O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirat Tuaja që na i dhurove mua 
dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën 
Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë". (En-Neml: 19) 


"O Zot, më fal nga ana Yte pasardhës të mirë, vërtet, Ti je Dëgjues i lutjes". 
(Ali Imran: 38) 

"O Zot, mos më le të vetmuar, se Ti je trashëguesi më i miri (pas çdokujt)". 
(El-Enbija: 89) 

"Nuk ka hyjni pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtë 
vetes". (El-Enbija: 87) 

"O Zot, ma zgjero gjoksin tim, ma lehtëso këtë punë timen, më zgjidh nyjen e 
gjuhës sime, që ta kuptojnë fjalën time". (Taha: 25-28) 

"O Zot, unë i kam bërë padrejtësi vetvetes, për këtë më fal mua". (El-Kasas: 
16) 

"O Zot, mos na bën sprovë për zullumqarët dhe na shpëto me mëshirën Tënde nga 
jobesimtarët". (Junus: 85-86) 

"Zoti ynë, na i fal mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona, na i forco këmbët 
tona dhe ndihmona kundër popullit jobesimtar". (Ali Imran: 147) 

"Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në 
të gjitha çështjet tona". (El-kehf: 10) 

"O Zot, më shto (edhe më tepër) dituri". (Taha: 114) 

"O Zot, kërkoj strehim te Ti prej nxitjeve të djajve dhe kërkoj strehim te Ti 
që ata të mos më afrohen". (El-Muminun: 97-98) 

"O Zot, më fal dhe më mëshiro, se Ti je Mëshiruesi më i mirë". (El-Muminun: 
118) 

"Zoti ynë, na jep në këtë botë të mira, e edhe në ahiret na jep të mira dhe na 
mbroj nga dënimi i zjarrit". (El-Bekare: 201) 


"Dëgjuam dhe respektuam, dhe prej Teje kërkojmë falje o Zoti ynë, ngase te Ti 
është përfundimi". (El-Bekare: 285) 

"Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko me 
barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko 
me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na fal dhe na 
mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit jobesimtar". 
(El-Bekare: 286) 


"Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na udhëzove, na dhuro nga ana Jote 
mëshirë, se vetëm Ti je Dhurues i madh". (Ali Imran: 8) 


"Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i Lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të 
zjarrit! Zoti ynë, atë që Ti e fut në zjarr, atë e ke poshtëëruar; për 
zullumqarët nuk ka ndihmëtarë! Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për 
besim (e thoshte): Besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i fal mëkatet 
tona, na i shlyej gabimet tona dhe pas vdekjes na bashko me të mirët! Zoti ynë, 
jepna atë që nëpërmjet Të dërguarve T'u na e premtove dhe në Ditën e Kijametit 
mos na turpëro; vërtet, Ti je Ai që nuk e shkel premtimin". (Ali Imran: 
191-194) 
26- 

"Zoti ynë, Ty të besuam; na i fal mëkatet tona dhe na mëshiro, ngase Ti je 
Mëshirues më i mir". (El-Mu'minun: 109) 

"Zoti ynë, largoje prej neve dënimin e Xhehennemit, se dënimi i tij është gjëja 
më e rëndë. Ai, vërtet, është vendqëndrim dhe vendbanim i keq". (El-Furkan: 
65-66) 


"Zoti ynë, na bëjë që të jemi të gëzuar me gratë dhe pasardhësit tanë, e neve 
na bën shembull për të devotshmit". (El-Furkan: 74) 

"O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe 
prindërve të mi, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m'i bën të mirë 
pasardhësit e mi. Unë pendohem te Ti dhe unë jam prej muslimanëve". (El-Ahkaf: 
15) 



"Zoti ynë, na fal neve dhe vëllezërit tanë që na kanë kaluar me besim, e mos 
shkakto në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që kanë besuar. Zoti ynë, Ti 
je i Butë, Mëshirues". (El-Hashr: 10) 

"Zoti ynë, na plotëso dritën tonë dhe na fal se Ti për çdo gjë je I mundshëm". 
(Et-Tahrim: 8) 

"Zoti ynë, ne kemi besuar për këtë dhe na i fal mëkatet tona e na mbroj nga 
dënimi i zjarrit". (Ali Imran: 16) 


"Zoti ynë, ne Të kemi besuar, na regjistro me dëshmitarët". (El-Maide: 83) 

"O Zot, bëre këtë qytet të sigurt dhe na largo mua e fëmijët e mi nga adhurimi 
i idhujve". (Ibrahim: 35) 


"O Zot, më bën mua prej atyre që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi 
dhe pranoje lutjen o Zot. Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët 
Ditën kur do të jepet llogaria". (Ibrahim: 40-41) 

"O Zot, unë jam i nevojshëm për çdo të mirë që ma zbret". (El-Kasas: 24) 

"O Zot, më ndihmo kundër popullit të prishur". (Ankebut: 30) 

"Zoti ynë, mos na bëjë me popullin zullumqar". (El-A'raf: 47) 


"Më mjafton All-llahu [subhanehu ve teala], s'ka të adhuruar pos Tij, vetëm 
Atij i jam mbështetur; Ai është Zoti i Arshit të madh". (Et-Teube: 129) 

"O Zot, më shpëto prej popullit zullumqar". (El-Kasas: 21) 

"Shpresoj që Zoti im të më orientojë rrugës së drejtë". (El-Kasas: 22)
__________________

''O Zot,mos na bën sprovë për zullumqarët dhe na shpëto me mëshirën Tënde nga 
jobesimtarët''.


''O Zot qelloj gjuajtjet dhe përqendroj (forcoj) këmbet e Muxhahidave''. 
__________________
Dielli qe perendon te prek ne shpirt vetem per te te kujtuar se te vodhi dhe 
nje dite. 

Mos jeto me friken e vdekjes por vdis me gezimin se ke jetuar.

Me mire te humbasesh nje çast te jetes sesa jeten ne nje çast. 

   


 

 

http://www.forumivirtual.com/besimtaret-musliman/7731-trokisni-ne-portat-e-qiellit-me-lutjet-tuaja.html

 
                                          
_________________________________________________________________
Windows Live: Friends get your Flickr, Yelp, and Digg updates when they e-mail 
you.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_3:092010

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan