Motër zgjohu për t’u falur!

Dëshmoje pra,se me të vërtetë ke frikë.

Namazi i cili sjell begati, përpos që është obligim i Allahut, ai po
ashtu është ushqim i shpirtit dhe i trupit.
Muslimane e dashur, zgjohu për t’u falur.
Zgjohu, o ti që i thua vetes muslimane dhe me gojën tënde përmende
Allahun duke iu frikësuar Atij! Dëshmoje pra, se me të vërtetë ke
frikë.
Frika ndaj Allahut nuk është vetëm kur ke kohë të lirë për t’i kryer
obligimet e Allahut, mirëpo dëshmi, frikë dhe dashuri e madhe ndaj
Allahut është ngritja pa përtesë për ta falur namazin e sabahut.

Sa të mira të ka dhënë All-llahu? A nuk e meriton Ai ta falënderosh
Atë? A s'po e sheh që Allahu të ngjalli pasi ishe e vdekur? A s'po e
sheh sa mundësi të dha?
Ta mundësoi të zgjohesh edhe një herë që t’i bësh adhurim Atij, e ti
prapë me të zakonshmen!
Ke frikë ti, o njeri, se një mëngjes mund të mos zbardhë te ti, mund
të jetë i fundit apo nuk do ta shohësh as të fundit ditë!
Pse nuk mendon se namazi është dritë për ty?
A nuk dëshiron që gjithë pasuria e kësaj dynjaje të hidhet në supet e
tua vetëm me dy minuta kohë,vetëm me dy rekate namaz?
Si mendon tash,a nuk ia vlen të falënderohet Allahu?

Mua mund të më thuash se nuk ke mundur për t’u zgjuar, apo nuk e ke
dëgjuar ezanin apo nuk mund ta zgjosh veten.A thua çka ke bërë tërë
natën?
Ke shikuar filma të fëlliqur dhe të paturpshëm?
Sa persona i ke angazhuar të të zgjojnë?
Apo ke mbetur zgjuar deri në orët e vona e si pasojë e kësaj vjen mos-
falja e namazit.
Nesër para Allahut, çka do të thuash?Si do t’i përgjigjesh Atij!?
Atij që ka krijuar gjumin, që ka krijuar trupin tënd, ka krijuar
mendjen tënde dhe të ka zgjuar për një çast nga gjumi e ti ke vazhduar
duke thënë edhe pak...
A thua çfarë arsyetimi do të gjesh! Çfarë do t’i thuash Atij? A më
shumë do gjumin se sa shpërblimin e Allahut?! Allahu ka thënë:
'' A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?!'' (Err-Rrahman,
60).

A nuk qenke ti ajo që i frikësohesh Allahut në lënien e një obligimi?
Dëshiron që zjarri i Xhehenemit ta përshkon tërë trupin për shkak të
mos-faljes së namazit të sabahut?
Jo, mendo në vete se ky është dënimi për ata që nuk i zbatojnë urdhrat
e Allahut.
A nuk të dhimbset sadopak vetvetja jote kur e din se çfarë dënimi mund
të kesh?
A nuk të rrëqethet trupi?
A nuk të pikojnë lot sytë e tu kur e din që Allahu është ndëshkues i
madh?
Mendo në veten tënde se a dëshiron t'ju përngjash munafikëve pasi për
ata është i rëndë namazi i sabahut.

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Namazet më të rënda për munafikun janë:namazi i sabahut dhe namazi i
jacisë, por vetëm sikur ta dinin çka ato përmbajnë, do të vinin edhe
duke u zvarritur.”

Dëshiron që Allahu të jetë i hidhëruar me ty vetëm për këtë shkak? Jo,
zgjohu prej ankthit që të ka kapluar! Zgjohu! Mos u bë shok i
shejtanit, sepse ai të çon në humbje!
Dije se shejtani t’i ka lidhur tri nyje në trupin tënd: nyja e parë
zgjidhet nëse zgjohesh nga shtrati yt, nyja e dytë zgjidhet nëse merr
abdes dhe e treta nëse e falë namazin.
A preferon që shejtani ta lidhë trupin tënd me litarë për të rënë në
kurthet e tij?

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"Ai që e falë jacinë me xhemat e ka shpërblimin si të ketë falur
gjysmën e natës namaz, kurse ai që e falë edhe namazin e sabahut me
xhemat e ka shpërblimin si të ketë falur tërë natën namaz."

Ky është shpërblimi për ata që i frikësohen Allahut. Motër, medito në
vetveten tënde dhe fillo ta llogaritësh veten para se Ai të llogarit
ty.

Shkruar nga Shkurte Bajraliu dhe Shyhrete Sopa

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

To unsubscribe from this group, send email to 
fjalaebukur+unsubscribegooglegroups.com or reply to this email with the words 
"REMOVE ME" as the subject.

Antwoord per e-mail aan