Një porosi e Aliut r.a 


Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim 
Es'selamu-Alejkum we'Rahmetullahi we'Berekatuhu

We'Esh-hedu en'La-ilahe-il-All-llahu wahdehu'la'sherike'leh we'Esh-hedu 
ene'Muhameden Abduhu-Habibuhu we'Resuluhu




Me Emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, 
Mëshirëplotit! Salavatet dhe selamet ia dërgojmë të dashurit tonë Muhamedit, 
Familjes së tij fisnike dhe të gjithë as’habëve, dhe atyre që e ndjekin rrugën 
e tij deri në fund!


Vëllezër të nderuar!

Këtë porosi Ali ibn Ebi Talibi r.a. e kishte drejtuar prej minberit të xhamisë 
në Medine, kurse e trasmeton Selman Farisisu dhe Haris El-Hamedani.

Pasi që tregoi falënderim ndaj Allahut të Madhërishëm dhe dërgoi salavate mbi 
të Dërguarin Muahammedin a.s. Ali ibn Ebi Talibi r.a. tha:

“Shembulli i kësaj bote është sikur shembulli i gjarprit: Nëse e prek është i 
butë, kurse helmi i tij është vrasës. Rri larg nga gjithçka që të çon drejt saj 
(dynjasë) sepse ajo një kohë të shkurtër qëndron me ty. Largoj nga vetja 
brengat e dynjasë, sepse je bindur se ndarja me të është e pashmangshme dhe 
gjendja e saj është e ndryshueshme. Kur të vëresh se i afrohesh shumë atëherë 
largohu më tepër. Sepse, çdo herë kur dikush është i bindur në lumturinë e saj, 
ajo e hedh në rrezik. Ose kur ndjehet i sigurt në të, ajo sigurinë ia 
zëvendëson me frikë. Mbahu fortë për litarin e Kur’anit dhe udhëzimin kërkojë 
nga ai. Konsideroji urdhrat e tij ligjore, kurse ndalesat joligjore. Dëshmoje 
të vërtetën që ka qenë në të kaluarën. Merr mësim nga e kaluara për shkak të 
asaj që ka mbetur nga kjo botë. Madhëroje Allahun e Madhërishëm ashtu që do ta 
përmendësh vetëm në të vërtetën. Shpesh kujtoje vdekjen dhe atë që vjen pas 
saj. Kurrë mos e dëshiro vdekjen vetëm se në kushte dinjitoze (p.sh. në rrugën 
e Allahut). Ji i kujdesshëm ndaj veprave që dikush i bën vetëm për vete e jo 
për muslimanët në përgjithësi. Ruaju nga veprat që bëhen në fshehtësi, e që 
turpërohesh t’i bësh publikisht. Gjithashtu ruaju nga veprat e secilit, i cili 
kur do të pyete për to, ose gjykon veten ose kërkon falje. Mos u bën prej atyre 
që u përflitet nderi. Mos u trego njerëzve gjithçka që dëgjon sepse ajo arrin 
deri në gënjeshtër. Mos moho gjithçka që njerëzit të tregojnë, sepse kjo tregon 
injorancë. Mbaje zemërimin dhe fal kur je i fuqishëm për të dënuar. Trego 
përmbajtje në moment zemërimi, dhe fal kur ke pushtet. Rezultati përfundimtar 
do të jetë në favorin tënd. Kërko më të mirën nga mirësitë që Allahu t’i ka 
dhënë, dhe mos shkatërro asnjë nga mirësitë që Ai të jep. Dhe le të shihen tek 
ti shenjat e mirësive që Allahu t’i ka dhënë. Dije se besimtari më i mirë është 
ai cili është larguar për shpenzim ndaj vetes, familjes dhe mallit të tij. 
Sepse gjithçka që shpie drejt të mirave përpara teje ajo do të ngel për ty si 
rezervë. Kurse fitimi i gjithçkaje që e lë pas vete, do ta nxjerrin të tjerët. 
Largohu nga shoqëria që mendimin e kanë të pabesueshëm, kurse punët i kanë të 
këqija, sepse për njeriun gjykohet në bazë të shoqërisë. Ruaju shoqërimit me 
veskeqin, sepse veskeqi tërheq veskeqin. Ruaju nga zemërimi, sepse kjo është 
njëra nga ushtritë më të mëdha të Iblisit.” (Nehxhul-Belaga; fq. 223).

Allahu i Madhërishëm thotë:

“E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, 
Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i 
dënuam me shkatërrim për atë që merituan. A mos u siguruan banorët e fshatrave 
nga dënimi jonë kur ata ishin fjetur (natën)? A mos u siguruan banorët e 
fshatrave nga dënimi jonë paradite, kur ata ishin duke luajtur? A mos u 
siguruan ata prej ndëshkimit të Allahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së 
ndëshkimit të Allahut pos njerëzve të humbur.” (El-A’rafë, 96-99).

Selami dhe paqja qoftë gjithnjë mbi zotëriun dhe pejgamberin tonë Muhammedin!   
                                  
_________________________________________________________________
Hotmail: Free, trusted and rich email service.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan