Muadh Ibn Xhebeli ka thënë: "Mësonie diturinë ngase të mësuarit e saj është 
frikë ndaj All-llahut, të kërkuarit e saj është adhurim, të studiuarit e saj 
është "tesbih", hulumtimi i saj është xhihad, të mësuarit atë që nuk di është 
lëmoshë (sadaka), shpenzimi i saj te ai që e meriton është afërsi, ajo të 
ndihmon kur je i vetmuar, është shok kur je në intimitet, është argument 
(udhërrëfyes) për fenë. Të ndihmon në hare dhe në fatkeqësi, është vezit te 
shokët, është e afërt te të afërmit, është dritë e rrugës së Xhennetit, me të 
All-llahu i ngritë popujt dhe ata i bënë të jenë në shërbim të së mirës, i bën 
liderë të udhërrëfimit që duhet ndjekur (shkuar pas tyre), është argument i të 
mirës dhe shteg i gjurmëve të tyre, shikohen veprat e tyre, melaiket dëshirojnë 
miqësinë me ta dhe me krahët e vet i mbrojnë, çdo gjë e thatë dhe e njomë lutet 
për ta, madje edhe balena dhe insekti i dëmshëm, kafshët dhëmbëshkyese dhe 
bagëtitë, qielli dhe yjet...deri sa tha: Me dituri All-llahut i bëhet nënshtrim 
(respekt), me atë bëhet adhurim, me atë All-llahu njihet i vetëm, me atë 
All-llahu madhërohet, me atë bëhesh i përmbajtur, me atë bëhet lidhja 
familjare, përmes saj njihen hallalli dhe harami, ajo është prijëse ndërkaq 
vepra atë e pason, frymëzohen me atë të lumturit dhe privohen nga ajo 
fatkëqinjtë".                                       
_________________________________________________________________
Your E-mail and More On-the-Go. Get Windows Live Hotmail Free.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan