Kundërpërgjigje Ndue Ukajt 


Ilmi Rexhepi

Kunderpergjigje Ndue Ukajt

Ndue Ukaj (emër njeriu, intelektual shqiptar) të pazakontë ka gjykuar emërimin 
e Rexhep Bojës si i ngarkuar me punë i Kosovës në Arabinë Saudite. Veçqë e ka 
gjykuar të pazakontë, ka treguar edhe se e ka përjetuar si lajm të keq. Këto 
janë fjalët e tij:

‘’Emërimi i Rexhep Bojës, si i ngarkuari me pune i Kosovës në Arabinë Saudite, 
është një lajm shumë i keq për Kosovën. Përveç se është një lajm i keq, ai 
është edhe lajm krejtësisht i pazakontë në botën politike demokratike ...‘’

Ndër shqiptarët, le t’i rikujtohet z. Ndue Ukajt, nuk ka më të pazakontë se një 
i krishterë, sidomos një katolik, dhe një mysliman të reflektojnë negativisht 
ndaj njëri-tjetrit kur emërohen për përfaqësim kombëtar a shtetëror.Kjo është 
vlerë shqiptare që shpërfilli z. Ndue Ukaj si askush nga bashkëfetarët e tij 
katolikë intelektualë. 

I ngarkuari me punë në Arabinë Saudite, atje do të na përfaqësojë ne kosovarët 
e jo fenë e as politikën e zakonet demokratike, me këto do të zotohet se do të 
punojë dhe me kaq e bën të pakuptimtë çdo mëdyshje paraprake për sjelljen ose 
jo të tij demokratike. Demokracia është kusht e detyrim e jo kriter 
përzgjedhjeje z.Ukaj!

Sa për ‘të keqën’ e lajmit, z.Ndue Ukaj duhet ta ketë ditur se deri më tani 
s’ka pasur ndonjë emërim më të mirëpritur nga populli e as që do të ketë 
ndonjëherë, prandaj, i ndjerë se nuk do të besohet, nuk ka mjaftuar të thotë 
’lajm i keq’, por ky mosbesim në fjalët e veta e ka detyruar ta stërtheksojë 
gënjeshtrën ’ shumë lajm I keq’ .Veç për ty z.Ukaj!

Z.Ndue Ukaj mendimin e vet e mbështet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës 
duke e interpretuar nenin tetë në mënyrë arbitrare.

Sipas tij, që shteti I Kosovës është laik dhe neutral në çështje të besimeve, 
çka është përmbajtja e nenit tetë, u ndalon hoxhallarëve dhe priftërinjve 
përfaqësimin shtetëror, prandaj dhe emërimin e Rexhep Bojës si i ngarkuar me 
punë në Arabinë Saudite e ka quajtur antikushtetues.

Pjesa e nenit që thotë se Kosova është shtet laik , të ngarkuarin me punë në 
Arabinë Saudite, e detyron që kur të shkojë në Saudi në cilësinë e diplomatit 
kosovar të mos propagandojë fe, të mos i thërrasë sauditët të bëhen të 
mez’hebit hanefi apo të një feje a sekti tjetër, kaq e obligon kjo pjesë neni.
Kurse pjesa tjetër e po këtij neni që thotë se shteti është neutral në çështje 
të besimeve, pikërisht kjo pjesë neni i jep të drejtën hoxhës, priftit, 
ateistit dhe kujtdo që ka çfarëdo pozicionimi ndaj fesë e që janë qytetarë të 
Kosovës t’i kenë të drejtat e barabarta me qytetarët e tjerë, ky është kuptimi 
i neutralitetit.
Pra, me këtë nen nuk priveligjohen ata që kanë qëndrim neutral ndaj fesë, por 
shteti detyrohet t’i shohë neutral, njëjtë demek, si hoxhën, si priftin, si 
tjetrin, anipse nuk i sheh z.Ndue Ukaj. 
Prandaj, presidenti, edhe sikur z. Boja të punonte si hoxhë, do të kishte të 
drejtë ta emëronte.

Z. Ndue Ukaj kontestimin e tij ndaj emërimit në fjalë veçse në Kushtetutë (gjë 
që do të duhej t’i kishte mjaftuar sikur vërtet vetë t’i besonte interpretimit 
të vet arbitrar për nenin tetë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës), e 
mbështet edhe në aftësitë e dhuntitë që ,pa e njohur mirë e me forma gjykimi 
populliste, vlerëson se nuk mund t’i ketë i ngarkuari me punë në Arabinë 
Saudite. Ai thotë:

‘’Jam thellësisht i bindur se çdo mendje racionale e kupton se Kosovës nuk i 
duhet asnjë lloj përfaqësimi nga njerëz klerikë, nga prijës fetare, kudo qoftë 
në botë, mirëpo nga politikaj të aftë dhe diplomat të zotë. Që të besojmë se z. 
Boja i posedon këto dhunti, duhet të jemi totalisht naiv, ashtu siç duket se 
kanë qenë totalisht naiv krerët shtetëror kur kanë marr këtë vendim absurd. ‘’

Që të merret vesh hapur dhe nga të gjithë sa i lexuar dhe madje sa kompetent 
është z.Ukaj për të vlerësuar kush është politikan i aftë dhe kush diplomat i 
zoti, mjafton ta vëresh se si asnjërës prej këtyre dy fjalëve për të cilat 
kapet, nuk ua ditka shumësin!

Z.Ukaj! Fjala ‘politikan’ në shumës bën ‘politikanë’ dhe jo ‘politikaj’ dhe 
fjala ‘diplomat’ në shumës bën ‘diplomatë’ dhe jo ‘diplomat’! 





 


-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur                                      
_________________________________________________________________
Hotmail: Free, trusted and rich email service.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan