O zemra ime…
A thua do të vazhdosh kështu?!
A mos vallë dëshiron të jesh e ngurtë gjithmonë?!
Dije se nëse ti nuk hapesh, do të më shpiesh në një zjarr të madh.
Edhe pas udhëzimit je prishur…
Çdo ditë duke kaluar në mëkate, e kanë bërë të zezë ngjyrën tënde.
A e di se nëse ti nuk i frikësohesh Allahut, asnjë gjymtyrë nuk do t’i
frikësohet?!
A mendon se kështu do më largosh nga kënaqësia e Allahut?!
Sa kohë janë bërë që sytë e mi nuk i ke lënë të lotojnë për mëkatet dhe kthimin
tek Allahu?!
Ti e di se sytë e mi po kërkojnë derdhjen e lotëve, por nuk po munden…
I ke ngushtuar aq shumë dhe nuk po munden ta zbrazin atë që mbajnë brenda…
Sa herë jam duke të folur…
Po të thërras në përulje ndaj Allahut…
Të lutem pastrohu…
Të lutem zbutu…
Të lutem mos u bëj shkaktare që të më hedhësh në zjarr…
Dije se nëse përsëri vazhdon kështu, do të vish bashkë me mua në një zjarr të
madh dhe nuk do të shpëtosh.
Por, nëse i kthehesh me frikë-respekt Zotit tënd, që të dy do t’i shijojmë
kënaqësitë që na ka përgatitur Allahu.
Kujtoje fjalën e Ibrahim Et-Tejmiut, i cili ka thënë:
“Përfytyrova veten në xhenet duke ngrënë prej frutave të tij, duke përqafuar
vajzat e bukura dhe duke shijuar begatitë e shumta.
Pyeta veten: “Çfarë do të dëshiroja?”
Thashë: “Të kthehem në dynja dhe të shtoj veprat e mira me të cilat arrita këto
begati.”
Më pas përfytyrova veten në zjarr, duke u djegur, duke vjellë zorrët e barkut
nga uji i valuar dhe duke ngrënë prej pemës së Zekumit.”
Pyeta veten: “Çfarë do të dëshiroja?”
Thashë: “Të kthehem në dynja që të punoj mirë e të shpëtoj nga ky dënim.”
Pastaj thashë: “O vetja ime, ja ku je te dëshira jote, prandaj puno!”
Mendo për këtë të fundit…
Të thërret në pendim trupi yt i lodhur nga mëkatet.
Hotmail: Trusted email with powerful SPAM protection. Sign up now.
_________________________________________________________________
Hotmail: Powerful Free email with security by Microsoft.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur