*Duke pritur syfyrin-6 ( 01.07.2010)* *Hamdi Nuhiju*
* * E mira dhe e keqja e kanë një vijë të përbashkët. Ata, përmes asaj vije dallohen. Janë këmbëngulëse dhe dyjat në pamje të parë janë profitabile. E mira është profitabile për dynja dhe ahiret. Edhe të keqen në gjuhën moderne mund ta quajmë profitabile për në dynja e ahiret. Zaten fitimi ose profiti në ditët e sotshme nuk po llogaritet mbi baza të shëndosha dhe të lejuara, por thjeshtë, po del në pah si rezultat i mundit të dhënë. ..... Të mirët në anën e djathtë, e të këqijtë në të majtën. Kjo nuk d.t.th. se të mirët janë djathtistë e të këqinjt majtistë. Njeriu mund të keqcitoj burimet dhe të vije deri tek prerjet e burimeve dhe referencave të sakta. Në prerje mbështetet gjithçka që njohim shkencërisht me emrin:ORIENTALIZËM. ..... Gotat e etjes thyejnë zemërimin e ndjenjave. Ata përmes qëllimit për të agjëruar fillojnë që të pastrojnë terrenin dhe të nisën në rrugën e përbotshme të devotshmërisë. Njeriu mund të arrijë gradën e engjëllit, por ai mund të bëhet edhe djall ose ta arrijë nivelin e kafshëve. Paramendo djelmoshat e rinj me emra mysliman, në mes të 1000 studentëve në muaj të Ramazanit duke ngrënë bukë! Ata fshehën prej teje nga përkushtimi i yt për fenë, dhe harrojnë se Krijuesi i botëve sheh gjithçka. ..... Netët e flladit veror më shoqërojnë deri tek cicërimat e syfyrit. Fjalë dhe sy e tyre janë shenjat e orientimit drejtë meditimit. Ja Allah na fal neve, familjen tonë, dhe gjithë myslimanët kudo qofshin. Dhe këtu pushon pena e përdoruesit të saj deri në episodin e radhës. -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
