SKANDAL NE SLLOVENI-ETIKETAT HALLAL NE PRODUKTET E DERRIT
Industria e mishit dd Celje nga Celje gjen veten në një skandal pasi në dyqane
janë shfaqur produkte të etiketuar me etiketë Hallall, e që në vete përmbajnë
mish derri.
Mediat sllovene kanë cituar deklaratën e përfaqësuesit për shitjen e produkteve
të Celjes, Boshtjan Cmok, i cili thotë se ka ardh deri te një gabim gjatë
paketimit, dhe se nga dyqanet menjëherë është tërhequr e tërë seria e
produkteve të diskutueshme.
"Sallam lope, një produkt që është bërë nga viçi dhe derri nuk janë të
destinuara për shitje në vendet muslimane, dhe nuk duhet të ketë etiketë
Hallall. Ne sinqerisht kërkojmë ndjesë për tërë bashkësinë muslimane, "tha
Cmok, bëjnë të ditur mediat.
Me rastin e shkrimeve rreth skandalit në Slloveni, është prononcuar dhe
Agjencia për Certifikimin e Kualiteteve Hallall në Bosnje dhe Hercegovinë, duke
deklaruar se "nuk ka kurrfarë njohurie, dhe në periudhën deritashme nuk ka
dhënë asnjë certifikatë Hallall për çfarëdo produkti që është prodhuar në
Republikën e Sllovenisë, dhe për këtë arsye nuk mund të pranojë kurrfarë
përgjegjësie për rastin e përmendur. Në të njëjtën kohë për të informuar
konsumatorët e produkteve hallall se produktet e diskutueshme, sipas të dhënave
në dispozicion, nuk gjenden në raftet e dyqaneve në BeH.
Agjencia për Certifikimin e Kualiteteve Hallall i konsideron si të
papërgjegjshme dhe dënon ashpër veprimet e institucioneve dhe individëve të
cilët kanë mundësuar që në produktet e Industrisë së mishit dd Celje nga Celje,
e cila përmban mish derri, të theksoj shenjën Hallall", thuhet në deklaratën e
Agjencisë për Certifikimin e Kualiteteve Hallall.
Në agjenci, gjithashtu, thuhet se disa bashkësi islame munden vetë të
organizojnë certifikimin hallall, dhe për këtë mbajnë përgjegjësi të plotë për
të gjitha procedurat dhe mënyrën e dhënës së certifikatave hallall.
"Incidenti i fundit përforcon bindjen e nevojës për t’u shqyrtuar statusi i
produkteve hallall, të cilat mund të vijnë në tregun tonë nga vendet e
caktuara", thuhet në reagim.
Agjencia për Certifikimin e Kualiteteve Hallall, e cila vepron në territorin e
Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, u ka
bërë thirrje të gjithë konsumatorëve të produkteve hallall të jenë të
kujdesshëm në etiketat e ndryshme të etiketuara me shenjën Hallall që mund të
gjenden në produktet e importuara dhe të informojë Agjencinë për t’iu shmangur
mundësisë së keqpërdorimit të termit e shenjave Hallall dhe për të parandaluar
mashtrimin e konsumatorëve të produkteve hallall.
www.islamgjakova.net
Senad Maku - Ulqin Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT
www.bibladhekurani.com
__,_._,___
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur