Emisari i Hoxhës
http://www.gazetaexpress.com/web/index.php?/artikujt/lexo/37248/C4/C15/
Nga Shqipëria, Xhemajl Duka, ish imam i xhamisë së Marinës, u ka dërguar para
familjeve në Drenicë. Hoxha i dëbuar nga Kosova shpërndarjen parave për katër
muajt sa ka munguar e ka bërë përmes vëllait dhe axhës së tij. Fshatarët janë
të
lumtur se hoxha nuk i ka harruar. Paratë e tjera pritet t’i dërgojë në fund të
shtatorit.
Nga Lirita Halili më 25.08.2010 në ora 8:50
Hamit Kelmendit kurrë nuk i kishte shkuar në mend se një ditë dikush do të
trokiste në derën e oborrit të tij dhe t'i jepte rreth 400 euro.
Por, në këtë rast, 60 vjeçari nga fshati Marinë i Skenderajt e ka përjetuar
para
tre ditësh kur i ka marrë kaq para.
Në këtë rast, ai ka qenë dy herë i gëzuar.
Përveç parave, më e rëndësishme për të është personi që ia ka dërguar atij këto
të holla. Ai është Xhemajl Duka, ish imam në xhaminë e fshatit Marinë të
Skenderajt.
Hoxhë Duka, i cili katër muaj më parë është deportuar nga autoritetet e
Kosovës,
përveç Hamitit, të holla u ka dërguar edhe familjeve të tjera të cilave për
dhjetë vjetët e fundit të veprimtarisë së tij në këtë fshat ka vazhduar t'u
japë
nga 20 euro për person.
Familjet që ai i ka ndihmuar janë kryesisht ato që kanë jetimë të luftës apo të
atilla që janë në gjendje shumë të rëndë ekonomike.
Hoxhë Duka, i cili është person i padëshiruar për autoritetet kosovare, nuk ka
ardhur vetë në Kosovë. Si emisar të tij për t'ia kryer këtë punë e ka dërguar
të
vëllanë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...
"Veprat shpërblehen sipas qëllimit. Hadith"
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur