Shembuj nga Selefët në Përpjekje dhe Sakrific “Xhihad”
*********
~ • Shembuj nga Selefët • ~
~ • Përpjekje dhe Sakrific • ~
~ • "Xhihad”• ~
Shembulli I besimit te vrtet te
Abdullah ibën Xhehshit (ALlahu qoftë I kënaqur me të):
Abdullah ibën Xhahshi ishte ndër ithtarët e parë të islamit dhe ndër muhaxhirët
e parë fisnikë. Islamin e pranoj para se Pejgamberi salallahu alejhi we selam
të hyjë në shtëpinë Darul-Erkam. Hixhretin e vet të dytë e bëri në Abisini.
Ishte prijës I detyrës së parë ushtarake në të cilën Pejgamberi salallahu
alejhi we selam e udhëzoi drejtë vendit Nahla, që gjendet ndërmjet Mekes dhe
Taifit. Me këtë rastë, Pejgamberi salallahu alejhi we selam ia dha një letër të
mbyllur dhe e urdhëroi që most a hap atë, derisa të arrijë në një vendin e
duhur.
Kur e hapi dhe e lexoi se ç’shkruante në të ai tha: “Dëgjojë dhe respektoj.”
Pas një kohe pranë tyre kaloi një caravan kureshit në të cilin ishte Amër ibËn
Hadremi, pra në ditën e fundit të muajit rexheb (muaj I shenjët). Sahabët
filluan të merren veshë mes vete se ç’të bëjnë. Njëri tha: “Nëse I sulmojmë, do
ti vrasim në muajin e shenjët, pra me këtë do të njollosim shenjëtërin e këtij
muji. E nëse I lshojmë që të kalojë kjo ditë, ata do të arrinë te haremi I
Mekes ku assesi nuk mund ti sulmojmë dhe do të shpëtojnë prej nesh. Kështu, u
pajtuan që menjiher ti sulmojnë. Atëher e vranë Amër ibën Hadremin, kurse I
robëruan Othman ibën Abdullahin dhe Hakem ibën Kejsanin. Abdullah ibën Xhahshi
tha: “Veçoni një të pestën e pres së luftës për Pejgamberin salallahu alejhi we
selam. Më vonë këtë e konfirmoj edhe Kurani në të cilin Allahu subhanehu we
teala thotë:
“Ju (besimtarë) ta dini se një e pesta pjesë që e fituat, nga ndonjë send, I
takon Allahut …” (El-Enfalë: 41)
Abdullah ibën Xhahshi I ishte nënshtruar kritikës për shkak të luftimit ne
muajin e shenjtë, por Zoti I Fuqishëm e miratoi veprimin dhe ixhtihadin e tij,
duke e shpallur këtë verset kuranor:
“Të pysin për luftën në muajin e shenjtë thuaju: “Lufta në të është e madhe
(mëkat e madh), por pengimi nga rruga e Allahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi
nga xhamia e shenjtë (Qabja) dhe dëbimi I banorve të saj nga ajo, janë mëkate
edhe më të mëdhaja se mbytja. Ata do tju luftojnë juve vazhdimisht për tju
zmbrapsur, nëse munden nga feja juaj. E kush zmbrapset prej jush nga feja e tij
dhe vdes si pabesimtar ata I kanë zhdukur veprat e veta në këtë jetë dhe në
jetën tjetër. Të tillët janë banorët të zjarrit dhe në te do të qëndrojnë
përjetshëm.” (El-Bekare: 217)
Ky nuk është shembulli I besimit të vërtetë që duam ta ndriçojmë, por është
hryje me të cilin duam të njoftohemi se ekzistojnë aktorë të denjë për shembuj
dhe të cilët janë të orientuar nga Allahu. Këto gradë të vërteta me të cilët
ngrihet flamuri I islamit dhe feja e Er- Rahmenit (Allahut të Mëshirshëm) nuk
mundet ti meritojë kushdo qoftë.
Transmeton Seid ibën Musejibi se nje njeri e kishte dëgjuar Abdullah ibën
Xhahshin se nje ditë para betejes së Uhudit ka thënë: “ Allahu im, nesër do të
takohemi me këtë në fushëbetejë. E unë të betohem Ty, se neës do të më mbysin,
do të ma shqyejnë stomakin tim dhe do të më copëtojnë. Kurse kur do të më
pysesh: “Pse ta bënë këtë?” Dua të të them: “Allahu im, për Ty e kamë bërë.”
Dhe me të vërtet, kur u përleshën, po këtë edhe ia bën. Njeriu që e kishte
dëgjuar si fliste kështu tha: “Sa I përket kësaj, lutja e tij ishte pranuar dhe
Allahu ia ka dhënë në këtë botë atë që ka kërkuar ti ndodh trupit tij. Ndërsa
unë shpresojë se do ti jepet gjithçka që ka kërkuar edhe në boten tjetër.”
Transmetohet se Is’hak ibën Ebi Vekasi radijallahu anhu ka thënë: “Më tregoi
babai im se Abdullah ibën Xhehshi radijallahu anhu në diten e Uhudit I ka
thënë: “Eja ti drejtohemë një lutje ALlahut të Lartësuar?” U veçuam pak anash,
kurse Abdullah ibën Xhehshi filloi lutjet me këto fjalë: “Zoti im, kur të
takohem nesër me arikun, më mundëso të përleshem me një trim të fortë dhe të
patrembur, me të cilin do të luftëoj në emrin Tënd dhe ai do të luftojë me mua.
Pastaj mundësoja që të më fitojë dhe të mi presë hundën dhe veshët. Që kur
nesër të takohem me Ty e të më pyesësh: “O Abdullah, kush ta preu hunden dhe
veshët?” Unë do të përgjigjem: “Janë prerë në emrin Tënd dhe në emrin e
Pejgamberit!” E në fund Ti të më thuash: “Të vërtetën e ke thënë.” Sadi tha: “E
takova në fund të dites, hunden dhe veshët e tij ishin të varur për nje peri.”
{ Sifetus-safve (1/385-386) }
Shkëutur nga: "Shembuj të Besimit të Vërtetë" të Ahmed Ferid
Pergatiti: ummuMuxhahid
Vazhdon inshAllah teala...
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur