Enes ibën Nadir (Allahu qoftë I kënaqur me të)
Transmetohet nga Enes ibën Maliku radijallahu anhu se ka thëmë: “Xhaxhai im
Enes ibën Nadir nuk mori pjesë në betejen e Bedrit. Ai tha: “O I Dërguari I
Allahut! Nuk isha I pranishëm në betejen e parë ku ke luftuar kunër mushrikëve.
Nëse Allahu subhanehu we teala më dhuron mundësi luftimi me mushrikët, do të
shihje se çfarë do të isha në gjendje të bëjë.” Kur u mundën muslimanët në
diten e Uhudit ai tha: “Allahu im, po të arsyetohem për këtë që e bën shokët e
mi, kurse jam largë nga akti i mushrikëve.” Pastaj u nis përpara dhe u takua me
Sad ibën Muadhin, radiallahu anhu e i tha: “O Sad ibën Muadh, pasha Zotin e
Nadrit, në kodren e Uhudit e ndiej erën e Xhenetit!” në fund tha: “O I Drguari
I Allahut! Do ta bëjë atë që është në fuqin time.”
Enesi më tej ka thënë: “Në trupin e tij u gjetën plagë prej tetëdhjetë e ca
godijteve me shpatë, therje me shtizë dhe të qëlluara me shpatë. E gjetëm të
vrarë dhe të masakruar nga ana e mushrikve ashtu që askush nuk mundi ta njohë
përveç motrës së tij, që e diti se është ai sipas mollëzave të gishtavbe.”1
Enesi ka thënë: “Menduam se ajeti kuranor u shpall në lidhje me këtë dhe me
shokët e tij.
“Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej
tyre e ralizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke
pritur (zbatiminë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.” (El-Ahzabë: 23)
Pra shembujt e besimit të vërtetë u takojnë vetëm atyre që janë të denjë. Në
përmbledhjen autentike transmetohet nga Enes ibën Maliku radijallahu anhu se
Rubeji ibën Nadir, pra halla e ti, i kishte mëshuar shuplakë shërbëtores ashtu
që ia kishte thyer dhëmbin. Ofruan dëmshpërblim për aktin e kryer, por pala e
dëmtuar refuzoi. Pastaj kërkuan falje dhe erdhën te Pejgamberi salallahu alejhi
we selam e ai urdhëroi të bëhet kisas (kthimi në të njetën masë). Atëher erdhi
vëllai i saj Enes ibën Nadir radijallahu anhu e tha: “O I Dërguari i Allahut! A
do të lejosh që ti thyhet dhëmbi Rubejit, (pra motrës së tij)? Pashë Atë i Cili
të Dërgojë me të Vërtetë, mos lejo që ti thyhet dhëmbi.” Pejgamberi salallahu
alejhi we selam tha: “Enes, në Librin e Allahut është urdhëruar që të bëhet
kisas.” Atëherë, familja ia fail dëmin dhe hoqi dorë nga kërkesa. Pejgamberi
salallahu alejhi we selam tha. “Në mesin e robërve të Allahut ka të atill që
kur betohen në Allahun, Ai ua pranon (bën që betimi I tyre të plotësohet)”2
Besimtari që është i sinqertë ndaj Allahut subhanehu we teala është i kënaqur
me atë që e do Ai, andaj kjo ka ndikim të posaqëm tek i dashuri. Zoti Fuqiplotë
e do besimtarin aq sa e do veten, ashtu siq e përmendëm në hadithin kudsij:
“Unë nuk ngurojë për asgjë më tepër se në marrjen e shpritit të robit Tim
fisnik. Ai e urren vekjen e Unë e urrej lëndimin e tij.”3
Transmetohet nga Enes ibën Maliku radijallahu anhu se në ditëm e Uhudit kaloi
pranë një grupi ku ishte Omeri radijallahu anhu e tha: “Ç’ju shtyu të uleni
(keni lënë luftën në flakën e tij)?” Ata u përgjigjjën: “Pejgamberi i Allahut
salallahu alejhi we selam është vrarë.” Atëherë ai tha: “PO ç’do të bëni me
jetët tuaja pas vdekjes së tij? Ngrituni dhe vdisni ashtu siç vdiç ai!” Me këtë
rastë me shpatën e vet u angazhua edhe më shumë në luftë, derisa u vra.(Allahu
qoftë I kënaqur me të ) 4
Këta janë tregues të qartë se ata që arrijnë të jenë prej këtyre shembujve të
besimit të bërtetë janë besimtarët më me ndikim dhe me auroritativ. Lusim
Allahun subhanehu we teala që të na dhurojë sukses dhe përqëndrim.
----------------------------------------------
1-Buhariu, Magazi (7/354-355); Muslimi, El-Imaret, (13/47-48): Trimidhiu,
Tefsir (12/80-81)
2-Buhariu, Sulh, (5/360)
3-Buhariu, (11/348349)
4-{Sifetus-safve (1/623}
Shkëutur nga: "Shembuj të Besimit të Vërtetë" të Ahmed Ferid
Pergatiti:ummuMuxhahid
Vazhdon inshAllah teala...
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur