Nje mitropolit me mitralozKush e drejton Kishen e Serbise. Publikimi i fotos se 
vrasesit te kryeministrit serb Gjingjic, nen petkun e priftit, vetem nje dite 
para ikjes se kryepeshkopit te Kosoves, Artemije dhe ardhjes se Mitropolitit 
Amfillohije ngre shume pikepyetjeAgim PopociMe kapjen e boseve te medhenj serbe 
te droges u kuptua se shume para kishin shkuar per ndertimin e kishave serbe. 
Afersia e krimit me Kishen Ortodokse te Serbise, nuk ishte dicka e re sepse 
pergjate gjithe lufterave ne ish-Jugosllavi autoret e krimeve me te medha 
kunder njerezimit u strehuan pikerisht ne kisha e manastire. 

Dhe ndersa vazhdonin sulmet e ashpra mediatike kunder Kishes Ortodokse te 
Serbise, ne Kosove po behej gati ikja e Kryepeshkopit serb Artemije, per te 
cilin nuk ishte e qarte se kujt i kishte shkelur ne kallo. Fillimisht u mendua 
per nje reforme te thelle te qendrimeve te Kishes Ortodokse te Serbise ndaj 
Kosoves dhe ndikimit te Presidentit Tadic, por emerimi i Mitropolitit 
Amfillohije, qe shquhet me vepra shume me radikale e beri lemshin shume me 
kompleks. Ithtaret e Atit Artemije kundershtuan shkarkimin, por Sinodi i Kishes 
Ortodokse te Serbise ishte i vendosur dhe deshmoi keqperdorimet financiare te 
tij ne dioqezen e Rashkes dhe Prizrenit. 

Por teorine se kisha serbe eshte e paster dhe ka te beje vetem me “Zotin dhe 
Kosoven”, serish e trazuan qarqet e erreta serbe vetem dy dite para ikjes se 
Atit Artemije. Mediat serbe publikojne foton e vrasesit te kryeministrit serb 
Gjingjic nen petkun e priftit, dhe nje raport te Sherbimit sekret te Serbise ne 
te cilin thuhet se Milorad Ulemek i njohur si Komandant Legija (Legjionari) 
kishte vizituar manastirin e Millesheves pese muaj para vrasjes se Gjingjicit 
dhe kishte biseduar me Atin Filaret per zgjedhjen e Kryepeshkopit te Serbise. 

Ky fare prifti, qe eshte edhe prifti i vetem qe eshte filmuar me mitraloz ne 
dore nuk permendet rastesisht ne raport, nuk e ka takuar per here te pare 
kriminelin per te cilin thuhet se eshte strehuar 14 muaj nen petkun e priftit, 
por eshte njeriu qe miq te shtrenjte i ka si Artemijen, ashtu edhe 
Amfillohijen. 

Ati Filaret me mitraloz 

Qe fotoja e botuar ne revisten “ALO” te jete me e besueshme, pervec rikujtimit 
se ne momentin e arrestimit, Komandant Legija kishte floke te gjate dhe mjeker, 
citohet edhe raporti i Sherbimit sekret te Serbise se pese muaj para vrasjes se 
kryeministrit serb Zoran Gjingjic, manastirin e Millesheves e kishin vizituar 
Milorad Ulemek Legija se bashku me Dushan Spasojevicin, Mile Lukovicin dhe 
Dejan Milenkovic “Bagsi”, te kater keta krere te “Klanit te Zemunit”. Me kete 
rast, raporti sekret thekson se ata i kishin derguar Atit Filaret dhurata te 
cmueshme dhe ky i fundit kishte shtruar nje dreke solemne. Qe ky raport te jete 
sekret dhe te godase ne shenje, sakteson se me kete rast ishte folur edhe per 
zgjedhjen e Kryepeshkopit te ri te Serbise, meqe Ati Pavle ne ate kohe ishte ne 
gjendje te rende shendetesore. 

Kete vizite edhe vete Legija e kishte pranuar gjate procesit gjyqesor, me 
arsyetimin se kishte deshire qe Spasojevicin ta shpetonte nga punet e pista 
duke e kthyer ne rruge te Zotit. Se si do ta kthente ky prift kete kriminel ne 
rruge te Zotit nuk dihet, por qe eshte takuar dhe ka strehuar gjate luftes edhe 
kriminele te tjere kjo eshte konfirmuar. Ne shtator te vitit 1991, ne 
manastirin Komogovina te Kroacise, Peshkopi i asaj kohe ne manastirin 
Millesheve, Filareti, doli ne fotografi duke mbajtur ne duar nje mitraloz. Edhe 
pse Kisha Ortodokse e Serbise kishte dalur hapur pro luftes se forcave serbe, 
Filareti me mitraloz, fotoja e te cilit beri xhiron e botes, kishte dale hapur 
edhe pro Milloshevicit, zakonisht ne fushata zgjedhore te SPS-se. Madje pas 
renies se Milloshevicit me 5 tetor 2000, ne manastirin e Millesheves Filareti 
ka strehuar per me shume se nje muaj, njerin prej miqeve me te shtrenjte te 
Milloshevicit, drejtorin e te perditshmes serbe
 proqeveritare, “Politika“, Haxhi Dragan Antic, i cili me pas vazhdoi rrugen 
per ne Kube. 

Po Amfillohije? 

Por a ishte vetem Filareti dhe vetem keta kriminele? Shkarkimi i Atit Artemije 
nga posti i Kryepeshkopit te Rashkes dhe Prizrenit, per fatin e keq te 
ithtareve te tij e per te miren e opinionit te gjere, zbuloi shume gjera. Venia 
nen administrim e kesaj dioqeze nga Mitropoliti Amfillohije ndricoi shumecka, 
ashtu si edhe lidhjen e Kishes Ortodokse te Serbise me krimin dhe politiken. Ne 
vitin 1991 Mitropoliti i Malit te Zi, Amfillohije, e kishte kthyer Manastirin e 
Cetinjes ne kazerme. Aty, per Diten e Shen Pjetrit ai kishte lejuar qe 
pjesetaret e Gardes se Vullnetareve te Arkanit te hyjne te armatosur, ashtu si 
edhe per Krishtlindjet e vitit 1992 kur Mitropoliti Amfillohije krenohej me 
keta “trima serbe” . 

Vecohet edhe aktiviteti politik i Mitropolitit Amfillohije per Serbine e Madhe, 
qe nuk e realizoi dot edhe pse u fut thelle ne politike. Ne vitin 1992 kur dhe 
u propozua Plani i Vensit qe u ofronte serbeve autonomi ne kuader te Kroacise, 
nga sesioni i jashtezakonshem i 16-17 Janarit te vitit 1992, Sinodi leshoi nje 
komunikate per te cilen thuhej se u hartua nga Mitropoliti Amfillohije, ku 
thuhej se populli serb prej gjysme shekulli eshte copetuar politikisht dhe 
eshte ndare me kufij te panatyrshem qe kalojne mbi trupin e tij te gjalle. 
“Keta kufij jane frymezim i Internacionales Komuniste dhe jane realizuar nga 
pushtimi neofashist e ustash, duke u konfirmuar kunder vullnetit te popullit 
serb edhe nga diktatura komuniste e Titos…dukshem antiserbe.” 

Pra miku i Arkanit, qe eshte kujdesur edhe per kufijte e Kroacise, zevendeson 
Artemijen i cili ka keqperdorur ndihmat, qe tashme konfirmohen para te mafias 
serbe, por nuk dihet se per interes te kujt, vetem se dihet qe per Zotin, Jo. 
Presidenti i Serbise, Boris Tadic, nuk e kontrollon dot Kishen Ortodokse te 
Serbise sikurse paraardhesi i tij, Sllobodan Milloshevic. Por nese deshiron ta 
vazhdoje karrieren e tij politike dhe te mos e pranoje pavaresine e Kosoves, 
per kete do te kujdeset Mitropoliti Amfillohije. 

Ndryshe, ne rradhe eshte duke pritur ministri aktual i Puneve te Jashtme te 
Serbise, Vuk Jeremic, i cili pervec “Zotit serb” e ka me qejf edhe postin e 
Presidentit.
http://www.revistaklan.com/material.php?id=1058
   Senad  Maku - Ulqin  Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT  
www.bibladhekurani.com


__,_._,___


 



  











      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan