Umejr ibën el-Humami (Allahu qoftë i kënaqur me të)




Transmetohet Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se Pejgamberi salAllahu alejhi we 
selam erdhi me sahabët në Bedër para mushrikëve. Kur mushrikët ia nisën luftën, 
Pejgamberi salAllahu alejhi we selam tha: “Nisuni për në xhenet, gjerësia e të 
cilit është sa qiejt dhe toka.” Umejri ibën Humami tha: “Shkëlqyshëm, 
shkëlqyshëm.” Pejgamberi pyeti: “Ç’të shtyri që të thuash këtë: “Shkëlqyshëm, 
shkëlqyshëm?” Umejri tha: “Nuk është asgjë tjetër, përveqë dëshirës që të jem 
njëri nga banorët e tij.” Atëherë Pejgamberi i tha: “Ti je njëri prej tyre!” 
Umejri nxori ca hurma nga torba dhe filloi t’i hajë, e pastaj tha: “Nëse do të 
kem jetë të gjatë derisa ti ha të gjitha këto hurma, me të vërtetë do të jetë 
shum e gjatë.” Kështu, i gjuajti hurmat që i kishte në dorë dhe u hyri në 
luftë. Aty luftoi derisa u vra.” 1



Transmetohet se En-Neveviu ka thënë: “Ky shembull tregon për atë se është e 
lejuar të hyhet thellë në rradhët e mosbesimarëve për t’iu nenshtruar vdekjes 
si shehid. Kjo është e lejuar te të gjithë dijëtarët islamë pa kurrfarë 
mekruhi.”2



Në këtë shembull shohim fuqinë e besmitë të sahabëve dhe sinqeritetin ndaj 
Pejgamberit salAllahu alejhi we selam . njeriu nuk është në gjendje të deponojë 
këtë botë, nëse nuk është plotësishtë i sigurtë për jetën e ardhshme. Pra, 
dashuria ndaj rrezikut shlyen dashurinë ndaj asgjësë. Për shembujt e imanit të 
vërtetë të sahabëve të Pejgamberit salAllahu alejhi we selam ekzistojnë shumë 
transmetime. Në këto shumë qartë shprehen: sakrifica, përpjekja dhe plotësija e 
besimit dhe e devotshmërisë. Asnjë gjeneratë më nuk do ta ketë nderin që të 
paraqiten shembuj të një besimi të tillë të vërtetë. Allahu i Lartësuar me të 
gjithë ata ka qenë i kënaqur, andaj e lusimm që të na bashkojë në kopshtet e 
xhenetit me pejgamberët, me të sinqertët (sidikunët), me shehidët dhe me 
rabërit e tij të mirë.





1 Muslimi, Imaret, (13/68-60)

2 Sherh En-Nevevi ala Sahihu Musli.




Shkëutur nga: "Shembuj të Besimit të Vërtetë" të Ahmed Ferid
Pergatiti:ummuMuxhahid



Vazhdon inshAllah teala...                                        

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan