A është e lejuar të përdorë gruaja parfum në
 qoftëse qëllimi i saj është për të larguar erën e keqe e jo për të 
tërhequr vëmendje ?!
                
                
                                
                                
                                        
                                
                
                        
                                
                                        



Lejohet parfumi të përdoret për gratë kur ato janë në shtëpi ose në 
mesin e grave të tjera, dhe nuk ka asgjë që ndalon këtë vepër.



Dhe është mustehab (e pëlqyer), nëse përdoret parfumi për t'a kënaqur 
bashkëshortin e saj.



Mirëpo është e ndaluar për një femër, që të parfumoset dhe të dalë 
jashtë në mënyrë që burrat që nuk i ka mahrem, t'a nuhatin erën e 
parfumit të saj, dhe kjo është haram për të.



Transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Ajo 
grua që është parfumosur e pastaj del për në xhami, duke iu ndier era (e
 parfumit), nuk do t'i pranohet namazi derisa të merr gusëll, sikurse 
guslli nga xhenabeti.'' (Transmeton Ahmedi, 2/444).



Transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Ajo 
grua që parfumoset e pastaj kalon përreth burrave që t'a ndiejnë erën e 
saj, ajo është zinaqare.'' (Transmeton Ahmedi, 4/418).



Andaj është e rëndësisë së madhe veshja e gruas kur të dëshirojë të dalë
 nga shtëpia, si dhe të mos parfumoset.



Kur janë pyetur dijetarët e Lexhnës, se si duhet të jetë veshja e gruas 
kur dëshiron të dalë nga shtëpia, ata janë përgjigjur: ''Nëse një grua 
dëshiron të dalë nga shtëpia e saj, ajo duhet të marrë leje nga burri i 
saj ose nga kujdestari saj, dhe duhet që të braktisë çdo lloj rrobe 
zbukurimi, gjithashtu parfumet e çdo gjë që është e njohur si tërheqëse 
për tek meshkujt.'' (''Fetua Lexhnetil Da'imeh lil buhuthil i'lmije uel 
ifta'', v.17, f.11, nr.4302).
                                
                        

                        


                                                          

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan